LAJMI I FUNDIT:

Kaldatë Enrad tani edhe në tregun evropian

Kaldatë Enrad tani edhe në tregun evropian

Fabrika e radiatorëve Enrad (ish – Jugoterm) në partneritet teknologjik me kompaninë italiane Salvagnini tani prodhon kalda nga 20 deri 500 kW. Pas investimit në teknologjinë më bashkëkohore nga Italia, kaldatë Enrad tani eksportohen në tregun e Sllovenisë, Kroacisë, Greqisë, Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë.

Produktet Enrad – simbol i kualitetit  

Kaldatë dhe radiatorët Enrad janë të çertifikuara sipas direktivave europiane EN 303-5 dhe DIN EN 442 nga instituti HLK Stuttgart, ndërsa sistemi i menaxhimit të kualitetit sipas standardit ISO 9001:2008 është çertifikuar nga instituti TÜV Austria Cert. Radiatorët dhe kaldatë Enrad kanë garancion prej 5 – 10 vite.

Produktet Enrad janë të njohura për efiçencë të energjisë dhe plotësojnë të gjitha kushtet teknike për kredi të gjelbërta nga bankat komerciale në Kosovë – ku klientët përfitojnë deri në 20% grante për investime në pajisje me efiçencë të lartë.

Përkushtimi i Enrad për energjinë efikase është vlerësuar në ceremoninë e mbajtur me 8 Tetor 2014 nga KOSEP, program për energji të qëndrueshme i financuar nga BE dhe i zhvilluar nga BERZH bashkë me Ministrinë së Norvegjisë për Punë të Jashtme, ku Enrad ka fituar çmimin për “Projektin më të Mirë Industrial të Efiçencës së Energjisë”.

foto 2

250 punëtorë te kualifikuar dhe çertifikuar

Fabrika Enrad sot ka mbi 250 të punësuar, ndër ta inxhinierë dhe dizajnerë të trajnuar në Itali, si dhe saldues të vlerësuar nga ekspertë gjermanë dhe të kualifikuar sipas standardeve të caktuara nga Komiteti Europian për Standardizim.

foto 3 (1)

Gamë e gjerë e produkteve

Gama produkteve enrad përfshinë radiatorët panel, radiatorët gyporë, kaldatë me dru & thëngjill, kaldatë me pelet, kaldatë elektrike, radiatorët elektrik dhe kolektorët solarë.

foto 4 (1)

Transporti produkteve enrad ofrohet falas në të gjitha qytetet e Kosovës. Pikat distributive të shitjes:

Prishtine – 044 296 329 // Emshir, afër ujësjellësit
Prizren – 045 489 064 // Bazderhane, përballë KFOR-it
Gjilan – 045 493 044 // Rr. Morava Binqës

Më shumë informata mund të gjenden në https://www.facebook.com/EnradLLC dhe www.enrad-ks.com

Artikull i sponsorizuar