E kanë vendosur në listën e prioriteteve gjatë vizitës së tyre në Shkup, janë të impresionuar nga pamja e Kalasë, u pëlqen pozicioni dhe fakti që nga të gjitha anët mund të shohin kryeqytetin. Por turistët e huaj nuk janë aspak të kënaqur me mirëmbajtjen brenda hapësirave të Kalasë së Shkupit. Thonë se ka shumë mbeturina dhe është e mbuluar nga bari, ndërsa kritikojnë përse nuk ka një ciceron apo të paktën broshura prej ku mund të njoftohen me historinë e Kalasë.
“Kjo është vizita ime e parë në Shkup, në përgjithësi në Maqedoni dhe një prej gjërave të para që po i bëj këtu është vizita e kësaj kalaje. Sigurisht jam i impresionuar, duket shumë objekt i vjetër, një prej pamjeve kryesore në Shkup. Ajo që nuk më pëlqen është se përfundimisht nevojitet më shumë kujdes sepse pash shumë mbeturina, sikur shumë vite me radhë askush nuk është kujdesur për këtë, ndërkohë që është një vend historik për të cilën nevojitet kujdes… Poashtu nevojiten të paktën broshura, pasi unë nuk kam informacione për këtë kala, nuk e di kush e ka ndërtuar në cilin shekull apo cilin vit”, tha një turist.
“Isha brenda shikova përreth, nuk është lehtë për ecje”, shtoi një tjetër turist.
“Kalaja është e bukur, por ka mangësi, të kishte broshura dhe ciceronë për të na njoftuar me historinë e kalasë. Edhe mirëmbajtja lë për të dëshiruar”, u shpreh një turist tjetër.
Institucionet e kanë lënë pas dore Kalanë e Shkupit. Nga Ministria e Kulturës thonë se nuk janë përgjegjëse. Na dërguan te Qendra e Konservimit e Shkupit, si institucion përgjegjës për kalanë. Këta të fundit thonë se kalaja nuk është nën kompetencë të tyre dhe se përgjegjëse është Drejtoria për Mbrojtjen e Trashëgimisë Кulturore. Kontaktuam drejtorin e këtij institucioni Arian Asllanaj, i cili tha se kalaja tashmë është nën kompetenca të Qytetit të Shkupit, ndërsa kjo drejtori merret vetëm me sigurimin fizik të kalasë, duke nënvizuar se së shpejti edhe këto kompetenca pritet të kalojnë tek Qyteti i Shkupit. Por, nga Qyteti i Shkupit akoma nuk ka përgjigje për këtë çështje./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Misteri i palestinezit që vrau vajzën në Tiranë, kishte edhe pasaportë të Kosovës

Rinumërimi në Vushtrri, Xhafer Tahirit i hiqen 88 vota - pëson edhe vetë Rrezarta Krasniqi që ishte ankuar

Durrësi e nis më herët sezonin turistik

Qeveria ndan mjete financiare për përmbushjen e obligimit të arbitrazhit, që lidhet me Hotelin Grand

Rrëfimet e grave që ishin pjesë e UÇK-së

Armatimet, çekët me sytë nga Uzina e Mjekësit - duan partneritet me Shqipërinë në mbrojtje

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Teuta Krasniqi dhe Adonis Morina në krizë martesore?

Merr fund martesa e Shpend Ahmetit dhe bashkëshortes së tij Ardianës?

Xheneta nis njohje të re me një mashkull misterioz?

Publikohen pamjet se si Laporta dhe Deco u larguan nga stadiumi pas vdekjes tragjike të doktorit

Mbappe reagon për vdekjen e doktorit të Barcelonës

Nga frizerkë në fermere, historia e suksesit të Kreshnike Rugovës nga Peja