LAJMI I FUNDIT:

Kaia Gerber ka mbathur këto atlete muajt e fundit: Dilni të shëtisni ditëve të ngrohta në modelin trend të sezonit

Kaia Gerber ka mbathur këto atlete muajt e fundit: Dilni të shëtisni ditëve të ngrohta në modelin trend të sezonit

Manekinia dhe e bija e Cindy Crawford, Kaia Gerber, nuk mund ta imagjinojë një veshje të përsosur këtë pranverë pa atlete Adidas Samba

Disa sezone më parë, kur skena e modës dominohej bindshëm nga modelet e mëdha të atleteve të babait, pakkush mund ta dinte që atletet legjendare Samba të markës Adidas do të bëheshin një model i domosdoshëm në vitin 2023.


Ky titull u është dhënë adhurueseve të Sambas legjendare nga “bibla” e modës Vogue, dhe ka arsye shumë të mira për këtë, transmeton Telegrafi.

Përveç të dhënave të shitjeve dhe faktit që versionet klasike të atleteve Samba “zhduken” nga raftet me shpejtësinë e dritës, Vogue e mbështeti këtë titull me stilime të shumta të adhurueseve më të mëdha të ditëve të sotme.

Një prej tyre është Kaia Gerber, vajza 21-vjeçare e Cindy Crawford dhe e dashura e yllit të ‘Elvis’, aktorit Austin Butler.

Në imitim të Hailey Bieber, kjo brune e famshme kompleton pothuajse çdo stil me atletet më të dëshirueshme për momentin, gjë që ka ndodhur edhe këtë herë në rrugët e Los Angeles-it.

Veshja sportive, e cila përfshinte tuta dhe një bluzë me mëngë të shkurtra, u kompletua nga atlete të zeza Adidas Samba. Rrëfimin e ka përfunduar me një kapele të kaltër në të njëjtën ngjyrë dhe ka thyer gjithçka me një çantë në nuancën jeshile smeraldi. /Telegrafi/