LAJMI I FUNDIT:

Kaia Gerber: Me frizurë të re i ka ngazëllyer fansat!

Kaia Gerber: Me frizurë të re i ka ngazëllyer fansat!

Frizura bob sërish është në modë!

Me linjat e veta mbresëlënëse në fytyrë, sy të errët dhe këmbë të gjata, manekinia e re është e lindur për faqet e para të revistave dhe të pistës së modës botërore, transmeton Telegrafi.


Kaia ka vendosur të shënojë këtë verë me frizurë tëre, të cilën e ka ndarë në profilin e vet në Instagram.

Fotografinë e vet të frizurës bob e ka ndarë me 4,3 milionë ndjekës me një përshkrim të shkurtër: “Drama prerje”.

Frizura e shkurtër ka bërë që Kaia të ndahet nga masa e modeleve të tjera dhe të freskojë dukjen e saj rinore.

Kaia Gerber, e shpërblyer me çmimin “Modelja e Vitit”, në “Fashion Awards 2018”, është vajza e supermodeles Cindy Crawford.

View this post on Instagram

A post shared by Kaia (@kaiagerber) on Jun 9, 2019 at 1:06pm PDT

/Telegrafi/