LAJMI I FUNDIT:

Kafshët shtëpiake ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit tonë

Kafshët shtëpiake ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit tonë

Të keni një kafshë shtëpiake në shumë mënyra ndihmon në përmirësimin e shëndetit dhe afërsia me ta krijon energji pozitive dhe njëherësh ju mbushin me energji dhe lumturi.

Është e nevojshme të kaloni një kohë të shkurtër me kafshët tuaja shtëpiake që të çliroheni nga stresi dhe shqetësimi.

Me përkëdheljen e kafshëve shtëpiake rritet prodhimi i serotoninit (hormoni i disponimit të mirë). Hulumtimet tregojnë se ata që kanë kafshë shtëpiake kanë tension më të ulët të gjakut.

Dashuria pa kufi e kafshëve shtëpiake mjekon depresionin dhe kujdesi për të ndihmon që të ndiheni më mirë.Kafshët shtëpiake e ulin shfaqjen e alergjive dhe astmës tek fëmijët.


Kujdesi i përditshëm rreth kafshëve ndihmon në rritjen e respektit për veten dhe besimit tek vetja dhe te të tjerët.

Kafshët shtëpiake mund të ndihmojnë kur ka rënë zjarr apo kur ka vjedhje dhe gjithmonë janë këtu që t’ju mbrojnë dhe t’ju japin dashuri.

Shëtitja e përditshme e qenit e siguron nevojën ditore për aktivitet fizik. Loja me kafshën shtëpiake ka ndikim të madh pozitiv mbi shëndetin e të rriturve dhe mbi shëndetin e fëmijëve. /Telegrafi/