LAJMI I FUNDIT:

Kafjall për zorrë dembele: Për të përshpejtuar metabolizmin, respektoni vetëm një rregull

Kafjall për zorrë dembele: Për të përshpejtuar metabolizmin, respektoni vetëm një rregull

Nëse keni problem me zorrët dembele, provoni pijen e vjetër të sigurt / shejk për përshpejtim të metabolizmit

Filloni ditën me këtë koktej. Pini në vend të kafjallit ose disa orë para kafjalli.


Gjithsesi ju sugjerohet këshillohet që vakti i fundit po ashtu të jetë kjo pije, transmeton Telegrafi.

Përbërësit:

– 6 kumbulla,
– 2 lugë fjolla tërshërë,
– 1 lugë fara liri,
– 1 lugë e vogël kakao,
– 300 ml kefir/jogurt.

shutterstock

Përgatitja:

Hidhni kumbullat e thata në 100 ml ujë. Kur të vlojë uji, lërini të qëndrojnë 10 minuta. Gjatë asaj kohe qitni fjollat e tërshërës në lirin e bluar dhe në kakao.

Shtoni 300 ml jogurt ose kefir.

Kumbullat pritni imët dhe shtoni në tretje, pastaj lëreni koktejin në frigorifer që qëndrojë gjatë tërë natës.

Pini në mëngjes në lukth të zbrazët. Sipas dëshirës, mund t’i shtoni kanellë.

Zorrët dembele mund të shërohen me këto pesë ushtrime! Rezultati: Tretje e shkëlqyeshme, humbje peshe, eliminim i dhembjeve!
Lexo po ashtu Zorrët dembele mund të shërohen me këto pesë ushtrime! Rezultati: Tretje e shkëlqyeshme, humbje peshe, eliminim i dhembjeve!

Kjo pije e përshpejton metabolizmin, gjithashtu ka edhe ndikim të mirë në lëkurë, flokë dhe thonj.

Për shkak të përmbajtjes së pektinës që fryhet në zorrët, kumbullat zbutin jashtëqitjen, gjë që është shumë e rëndësishme në trajtimin e hemorroideve apo sëmundjeve të zorrëve. Duke rregulluar tretjen, vepron në mënyrë parandaluese kundër kancerit të zorrës së trashë, dhe pektina gjithashtu ul kolesterolin në gjak.

Kumbullat me përmbajtje më të ulët sheqeri janë më të mira për trajtimin e sëmundjeve të ndryshme, kështu që varietetet acidike janë më të rekomanduara.

Kumbulla e thatë është gjithashtu një ilaç i shkëlqyer nëse merret me stomakun bosh ose një orë para ngrënies.

Kumbullat ndihmojnë në sëmundjet dhe detoksifikimin e mëlçisë, gjakut dhe të gjithë organizmit. Duke qenë se stimulojnë nxjerrjen e urinës, janë të dobishme në trajtimin e reumatizmit, arteriosklerozës dhe anemisë. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori