LAJMI I FUNDIT:

Kafe dhe çaj falas në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë

Kafe dhe çaj falas në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë

Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, sugjeron që të vizitohet Festivali i Kafesë dhe Çajit që po mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë.

Lluka me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook ka treguar se këto dy pije po shpërndahen falas për vizitorët, përcjell Telegrafi.


Postimi i plotë i ministrit Lluka

Në Prishtinë po mbahet Festivali i Kafesë dhe Çajit ku këto dy pije shpërndahen falas për vizitorët.

Prezent janë nga prodhuesit vendor e deri tek vendet më të largëta importuese.

Është një ndër festivalet e mija të preferuara në sheshin Zahir Pajaziti. Aroma e kafesë të mbanë në disponim, prandaj edhe ju sugjeroj ta vizitoni. /Telegrafi/