LAJMI I FUNDIT:

Kadrijaj, Kurtit “Urime Zajednica”, reagon Konjufca: Time nuk urohen gjërat e këqija

Kadrijaj, Kurtit “Urime Zajednica”, reagon Konjufca: Time nuk urohen gjërat e këqija

Në seancën e Kuvendit të Kosovës të enjten ka pasur diskutime të ashpra mes deputetëve të opozitës dhe kryeministrit, Albin Kurti sa i përket çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Time Kadrijaj me ironi e ka “uruar” kryeministrin e vendit, Albin Kurti për Asociacionin.


“Zoti Kurti, urime Zajednica, para se me shku po ta uroj”, ka thënë Kadrijaj, raporton Telegrafi.

Kurti tregon gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit
Lexo po ashtu Kurti tregon gjashtë kushtet për formimin e Asociacionit

I menjëhershëm ishte reagimi i kryetarit të Kuvendit, Glauk Konjufca duke i thënë deputetes së AAK-së se nuk urohen gjërat e këqija.

“Po nëse mendon që është e keqe Time, nuk urohen gjërat e këqija”, ka reaguar Konjufca.

Ndryshe, kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku theksoi se  “2 shkurti” është data e pranimit të Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovës nga kryeministri, Albin Kurti.

Edhe, shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Abelard Tahiri ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit të vendit, Albin Kurti, duke thënë se në të njëjtën ditë e moment ka folur për Asociacionin, kur edhe presidenti serb, Aleksandar Vuçiq i është drejtuar Parlamentit të Serbisë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Del rezultati përfundimtar në Gostivar, këto janë rezultatet

Politikë
Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Rezultatet e para përfundimtare në Tetovë, këto janë rezultatet

Politikë
Kalo në kategori