LAJMI I FUNDIT:

Kadri Veseli ia merr Isa Mustafës këshilltarin për siguri

Kadri Veseli ia merr Isa Mustafës këshilltarin për siguri

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, njëherësh kryetar i Kuvendit, Kadri Veseli, ka nisur të ‘peshkojë’ në kabinetin e kryeministrit Isa Mustafa, duke ia marrë njërin ndër këshilltarët kryesorë.

Burime të ORAinfo bëjnë të ditur se Edon Miftari, këshilltar për siguri i Mustafës, iu bashkua kabinetit të kryetarit të Kuvendit.


Veseli atë e ka marrë menjëherë në një vizitë zyrtare në SHBA.

Miftari kishte lidhje miqësore me familjen e Mustafës, ndërsa shpesh shihej me djalin e kryeministrit, Besnik Mustafa.