LAJMI I FUNDIT:

Kadri Veseli e bashkon PDK-në në Skenderaj, i kthen të përjashtuarit pavarësisht rezistencës së Sami Lushtakut

Kadri Veseli e bashkon PDK-në në Skenderaj, i kthen të përjashtuarit pavarësisht rezistencës së Sami Lushtakut

Kreu i PDK-së Kadri Veseli, sot ka takuar strukturat e partisë në Skenderaj.

Veseli ka bërë bashkë të gjithë, ani pse Sami Lushtaku ka provuar të largojë disa asamblistë, Bekim Haxhiun dhe Nuredin Lushtaku, ku madje dje kishte thënë se vendimin e tij nuk mund t’i ndryshoj askush.


Nënkryetari i degës së PDK-së në Skenderaj, Bekim Haxhiu, të cilin e kishte larguar vet Lushtaku, në një prononcim për Telegrafin ka thënë se është zhvilluar takim me Kadri Veselin, dhe se të gjithë të përjashtuarit, janë kthyer.

“Po, sot jemi takuar me kryetarin Kadri Veseli dhe me strukturat e degës së PDK-së në Skenderaj. Problemet janë tejkaluar dhe të gjithë të larguarit janë kthyer aty ku e kanë pasur vendin”, ka thënë  Haxhiu për Telegrafin.

Ai ka theksuar se strukturat e PDK-së në Skenderaj, janë bashkuar dhe se gjatë takimit me Veselin, ka pasur kosntruktivitet për ecjen tutje, deri në procesin zgjedhor të kësaj dege.

“PDK është në proces zgjedhor, prandaj të gjitha organet janë pa mandat dhe veprimet e fundit kanë qenë të panevojshme dhe të paarsyeshme”, ka thënë Haxhiu.

I pyetur për reagimin e Lushtakut, lidhur me vendimin e Veselit, për t’i kthyer të përjashtuarit, ka thënë se ka pasur progres, por nuk ka folur më gjatë..

Ndryshe, vendimin e Lushtakut për përjashtimin e 7 asamblistëve dhe shkarkimin e deputetit Bekim Haxhiu nga pozita e nënkryetarit të degës së PDK-së e kanë kundërshtuar edhe 80 për qind e nëndegëve dhe seksioneve të kësaj parti në Skenderaj.

Kujtojmë se mosmarrëveshjet e PDK-së në Skenderaj kanë lindur në momentin e kandidimit të Bekim Jasharit për kryetar komune dhe vendimit të PDK-së për tërheqjen r kandidatit të tyre nga kjo garë në shenjë respekti për familjen Jashari, me ç’rast Nuredin Lushtaku dhe Bekim Haxhiu kishin dalë hapur në fushatë përkrah Bekim Jasharit, gjë të cilën nuk e kishte bërë Sami Lushtaku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori