LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi i reagon LVV-LDK-së: S’ka kuptim shkarkimi i Çitakut nëse fillimisht nuk jep dorëheqje Konjufca

Kadaj-Bujupi i reagon LVV-LDK-së: S’ka kuptim shkarkimi i Çitakut nëse fillimisht nuk jep dorëheqje Konjufca

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Donika Kadaj-Bujupi, ka reaguar lidhur me raportimet se pavarësia e Kosovës është njohur nga shteti i Xhamajkës e që më pas u demantua nga ministrja për Punë të Jashtme e Xhamajkës, Kamina Johnson-Smith.

Kadaj-Bujupi ka thënë se LVV dhe LDK kanë ardhur në pushtet me premtimin se nën qeverisjen e tyre do të instalojnë logjikë llogaridhënëse.

Sipas saj, s’ka kuptim shkarkimi i Çitakut nëse fillimisht nuk jep dorëheqje Konjufca.


“Mirëpo amatorizmi profesional i shprehur me çështjen Xhamajka flet ndryshe. Prej mobilizimit të aparatit propagandues në rrjete sociale për marrjen e meritave se njohja erdhi si rezultat i qeverisë së re, kaluan tek shmangia e përgjegjësisë. Çfarë kuptimi ka shkarkimi i ambasadores, nëse fillimisht nuk jep dorëheqje Ministri i Jashtëm, do të thoshin dikur LVV dhe LDK para ardhjes në pushtet. Përgjegjësia e ambasadores nuk shkon vetëm. Rrahagjoksët për merita dhe fshehje pas të tjerëve për dështimet”, ka shkruar ajo në Facebook, transmeton Telegrafi.

Ndryshe, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, të enjten ka deklaruar se shteti Xhamajkës ka njohur pavarësinë e Kosovës, mirëpo një gjë e tillë është demantuar nga ministrja e Jashtme e Xhamajkës, e cila ka thënë se shteti i saj nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës.

Ministrja e Jashtme e Xhamajkës: Nuk e kemi njohur Kosovën
Lexo po ashtu Ministrja e Jashtme e Xhamajkës: Nuk e kemi njohur Kosovën

Ndërkohë, nga presidenca kanë bërë të ditur për Telegrafin, se lidhur me njohjen e pavarësisë nga Xhamajka, ata janë informuar nga ambasadorja Vlora Çitaku./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

“U hap kutia e Pandorës!” Eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen

Lajme
Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Numërohen mbi 63 për qind të vendvotimeve, KQZ jep detaje

Lajme
Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Dallimet mes urimeve të presidentëve amerikanë Trump dhe Biden për Pavarësinë e Kosovës

Lajme
Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Përleshje në veri të Mitrovicës - policia arreston gjashtë persona

Kronika e Zezë
Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Alarmi i ekspertëve: Deti Adriatik po përparon me shpejtësi në bregdetin shqiptar

Lajme
Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Trump e uron Osmanin për 17-vjetorin e Pavarësisë: Presim me padurim t’i zgjerojmë lidhjet midis popujve tanë

Lajme
Kalo në kategori