LAJMI I FUNDIT:

Kadaj-Bujupi: Gjendja e sigurisë është stabile, paralajmërimet për trazira në veri nuk qëndrojnë

Kadaj-Bujupi: Gjendja e sigurisë është stabile, paralajmërimet për trazira në veri nuk qëndrojnë

Donika Kadaj-Bujupi, kryetare e Komisioni për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë tha të enjten se gjendja në vend është stabile, ndërsa paralajmërimet për mundësinë e trazirave në veri nuk qëndrojnë pasi gjendja atje nuk është aq alarmante sa paraqitet.

Kadaj-Bujupi këto komente i bëri pas mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ku raportoi drejtori i AKI-së, Driton Gashi.

“Ishte raportim me kërkesën tonë me qëllim të marrjes së informatave për sigurinë në vend, sidomos në veri pas vrasjes së ish-deputetit”, tha Kadaj-Bujupi.


Ajo tha se anëtarët e Komisionit kërkuan nga shefi i AKI-së që të rritet vigjilenca edhe efikasiteti, sidomos në veri të vendit.

“Të filloj një mobilizim gjithëpërfshirës në kuptimin e  angazhimit institucional në shpërbërjen e bandave në mënyrë që qytetarët të jetë të sigurt, rendi, ligji dhe kushtetutshmëria të shtrihet në veri të vendit”, tha ajo.

Kadaj-Bujupi tha se nuk ka pasur neglizhencë në drejtim të marrjes së informatave nga ana e AKI-së dhe të gjithë kanë qenë të njoftuar me kohë lidhur me zhvillimet në veri, duke shtuar se do të kërkojnë informata edhe nga policia për të parë nëse ka pasur neglizhencë dhe a ka mundur rasti të parandalohet.

Ajo tha se çështja e trazirave të paralajmëruar në veri sipas informatave që kanë marrë sot nuk qëndrojnë, pasi gjendja atje nuk është në shkallë alarmante siç paraqitej.

“Nuk ka potencial për dhunë dhe mobiliim”, tha Kadaj-Bujupi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndeti mendor në fokus – stresi, sulmet e panikut, traumat e depresioni, flet psikologia Antigona Qenaj

Shëndetësi
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?

Politikë
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore

Lajme
Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Policia në kërkim të dy shtetasve nga Shqipëria, dyshohen për vjedhje të rëndë

Kronika e Zezë
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”

Lajme
Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën

Albin Kurti premton investime të mëdha për rajonin e Gjilanit dhe Kosovën

Lajme
Kalo në kategori