Zyrtarët më të lartë të Qeverisë së Kosovës po zhvillojnë një takim të përbashkët, në natën e së dielës.
Por, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, dhe vartësit e tij, nuk janë mbledhur në vendin e tyre të punës, në ndërtesën e Qeverisë.
Kryeministri, zëvendëskryeministrat e ministrat e qeverisë kosovare do të darkojnë bashkë, në rezidencën e zëvendësit të parë të Haradinajt, Behgjet Pacolli.
Qeveritarët e vendit bëhen bashkë në periferi të Prishtinës, në Hajvali, një ditë para se Kryesia e Kuvendit të Kosovës ta procedojë Marrëveshjen për demarkacionin e kufirit ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi, raporton Express.
Nuk dihet nëse në këtë takim do të bisedohet për demarkacionin dhe temat e tjera të rëndësishme në vend.
Megjithatë, Kabineti i Kryeministrit ka bërë të ditur se takimi i qeveritarëve të vendit, në shtëpinë e Pacollit, do të jetë joformal.
Ditë më parë, nikoqiri i darkës së sotme, zëvendëskryeministri i parë, Pacolli, deklaroi se ka mbetur pak kohë për ratifikim të demarkacionit me Malin e Zi.
Në të kundërtën, sipas tij, këtë vit nuk do të ketë liberalizim të vizave për qytetarët e Kosovës.
E, nëse nuk do të ketë lëvizje të lirë për qytetarët, Pacolli ka paralajmëruar largimin e tij nga Qeveria.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete
"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës
Zbardhet aktiviteti i atentatorit të kryeministrit sllovak - ishte pjesë e një grupi pro-rus
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë