LAJMI I FUNDIT:

Kabina mbushet me tym, aeroplani i Melania Trump detyrohet të kthehet në bazën ushtarake (Video)

Kabina mbushet me tym, aeroplani i Melania Trump detyrohet të kthehet në bazën ushtarake (Video)

Aeroplani i Zonjës së Parë të SHBA-ve, Melania Trump është detyruar të kthehet në një bazë ushtarake të Uashingtonit për shkak të tymit në kabinë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zëdhënësja e saj, Stephanie Grisham, ka thënë se “të gjithë janë të mirë dhe të sigurt” pasi aeroplani u kthye në Joint Base Andrews.


Zonja Trump ishte planifikuar të vizitonte një spital të Filadelfias dhe të takohej me familjet e fëmijëve të prekur nga ekspozimi ndaj opioideve gjatë jetës intrauterine.

Grisham thotë se ekipi i Zonjës së Parë po “vlerëson” nëse do të bëjë aranzhime të tjera për të udhëtuar në këtë ngjarje.

Sipas gazetarëve që udhëtonin me Zonjën e Parë, fluturimi ishte në ajër rreth 10 minuta kur tymi kishte mbushur kabinën, dhe pastaj agjentët e Shërbimit Sekret nxituan në pjesën e përparme të aeroplanit.

Së paku deri më tani nuk dihet se çfarë e shkaktoi problemin. /Telegrafi/