Ka shëruar mijëra njerëz nga kanceri dhe pohon se këtë e ka bërë vetëm me vaj kanabisi

Vaji i kanabisit është përdorur me shekuj të tërë, por ishte ndaluar në gjysmën e dytë të shekullit 20-të, si rezultat i rritjes prej miliarda dollarëve të industrisë farmaceutike.
Rick Simpson është inxhinier mekanik dhe doktor autodidakt, i cili ishte diagnostikuar me kancer të lëkurës në vitin 2002 dhe atë sëmundje e kishte luftuar duke e përdorur këtë vaj të mrekullueshëm. Ditëve të sotme, ai njihet si një nga aktivistët më të mëdhenj në botë për legalizimin e vajit të kanabisit, me të cilin ka shëruar mbi 5,000 njerëz.
Për këtë person, ose të paktën për vajin e kanabisit, mund të keni dëgjuar së fundmi edhe në Kosovë, por se a duhet përdorur si trajtim për sëmundje të ndryshme, kjo është çështje tjetër të cilën rekomandohet ta diskutoni paraprakisht me profesionistët mjekësorë.
Ai ka marrë pjesë edhe në një debat të organizuar në Beograd, Serbi, ku ka theksuar se vaji i kanabisit mund të shërojë një sërë sëmundjesh, siç është diabeti, arterioskleroza, epilepsia, astma, dhe disa nga llojet më vdekjeprurëse të kancerit.
“Unë gjithmonë u them njerëzve – kanabisi do t’ju shërojë dhe menjëherë do të bindeni se është ilaçi më i mirë në botë”, ka rrëfyer ai.
“Ishte viti 2002. Doktorët kishin hequr dorë nga unë sepse kisha pasur më shumë se një operim të pasuksesshëm dhe pasi që kam qenë duke studiuar bimët me vite të tëra, një ditë isha duke i shikuar plagët e mija në pasqyre dhe mu kujtua një studim nga Universiteti i Virginias ku thuhej se THC – komponent aktiv i kanabisit – mund ta shërojë kancerin. Pas kësaj morra vajin e kanabisit dhe i hodha disa pika direkt në plagët e mia.
Ditëve të para nuk kam vërejtur ndonjë rezultat, por kështu kam vazhduar disa ditë radhazi derisa pas katër ditëve i kam hequr fashat dhe nuk mund t’u besoja syve – plagët më nuk ishin aty, ndërsa lëkura më ishte rigjeneruar. Menjëherë fillova t’u flasë njerëzve rreth mënyrës se si e kam shëruar kancerin e lëkurës me vaj kanabisi dhe çdo person qeshte me mua, por 11 vite kanë kaluar dhe kanceri ende nuk më është rikthyer”.
Pra, qysh para 11 viteve Simpson kishte vendosur t’u ndihmojë njerëzve që kanë nevojë për një ilaç të tillë dhe puna e tij kishte rezultuar që mijëra njerëz të shpëtojnë nga sëmundja e kancerit. Rasti i tij i fundit kishte qenë një 80 vjeçar, i cili kishte qenë në prag të vdekjes si pasojë e kancerit të mushkërive.
Për të krijuar vaj sa më kualitativ të kanabisit, Rick kishte filluar të kultivojë vet kanabis, edhe pse policia ia kishte bastisur pronat katër herë brenda tri viteve.
Rick tregon se asnjëherë gjatë jetës së tij nuk ka shitur bari (kanabis), por vetëm vaj kanabisi, dhe recetën e këtij ilaçi mund ta gjeni shumë lehtë duke kërkuar në internet.
Sipas tij, përgatitja e këtij ilaçi është shumë e lehtë, ndërsa thotë se asnjëherë nuk është vonë për pacientët të fillojnë trajtimin me këtë metodë alternative. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Ndodhet akoma në Big Brother - publikohet data e koncertit të parë të Gjestit

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Ulet pranë Gjestit, Xheneta: Dikush m’i ka puthur këta gishta të këmbës

Republika Serbe miraton një draft të kushtetutës së re - shtet brenda shtetit të Bosnje dhe Hercegovinës