Camila Morrone është një aktore dhe modele 28-vjeçare, e rritur në zemër të Hollywoodit.

Ajo është vajza e aktorëve argjentinas Maximo Morrone dhe Lucila Polak, dhe pas divorcit të prindërve, nëna e saj u lidh me Al Pacinon, të cilin Camila e konsideron babanë e saj të dytë.


Camila filloi karrierën si modele, ndërsa debutimi i saj në film ishte në 2013.

Ajo arriti famë të madhe me rolin e saj si Camila Dunne në serialin "Daisy Jones & The Six".

Gjithashtu, ishte në një lidhje të njohur me Leonardo DiCaprio për katër vjet.

Sot ajo është e lidhur me regjisorin Cole Bennett.

Aktualisht, Morrone po tërheq vëmendjen në serialin "The Night Manager", ku luan rolin e Roxane Bolanos, një grua e fuqishme me origjinë kolumbiane.

- YouTube www.youtube.com

Roxana shquhet për stilin e saj të sofistikuar, me veshje luksoze si ato të Versace dhe konsiderohet një figurë e fortë.

Kostumografia e saj është frymëzuar nga Penelope Cruz, Bianca Jagger dhe stilistë latino-amerikanë si Johanna Ortiz.

Foto: Prime Video

Për Camilan, ky rol i ri është një mundësi për të treguar talentin e saj si aktore, duke u distancuar nga fama personale dhe duke u fokusuar tek puna dhe profesionalizmi. /Telegrafi/