LAJMI I FUNDIT:

Ka nisur të merr formë hiper-makina elektriket nga Audi, që do t’i ketë 950 kuaj fuqi

Ka nisur të merr formë hiper-makina elektriket nga Audi, që do t’i ketë 950 kuaj fuqi

Hiper-makina e quajtur RS e-tron, është pasardhësi i Audi RS që po merr formë si diçka shumë special

Audi ende nuk i ka bërë të ditura planet e RS, ka mundësi që pani që TT të jetë kthyer në makinë tërësisht elektrike, RS të ri të mos ketë, apo të jetë bërë një makinë elektrike, transmeton Telegrafi.


Car Magazine ka bërë të ditur, se Audi është në kontakt me Rimac, që të sjellë një makinë të fuqishme elektrike, me ngjashmëri të madhe me C_Two, që i ka 1,900 kuaj fuqi dhe arrin shpejtësi shumë të madhe.

Sipas burimeve të magazinës, kjo hiper-makinë që ka nisur të merr formë, është RS i ri që do të quhet e-tron dhe do të del nga prodhimi gjatë vitit 2023 ose 2014. Do të prodhohet në fabrikën e njëjtë në Heilbronn të Gjermanisë, ku janë prodhuar edhe A6, A7 dhe A8.

Po që se ndodhë bashkëpunimi i paralajmëruar mes Rimac, prite të prodhohet kjo makinë me 950 kuaj fuqi, që do t’ merr nga bateritë shumë të fuqishme.

Makina që do të kushtojë rreth 200 mijë euro, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, pritet ta zë për 2.5 sekonda.

Autonomia e kësaj makine do të jetë mbi 480 kilometra, ndërsa deri më tani e dimë dukjen që do ta ketë shumë të mirë. /Telegrafi/