Ka nisur procedura për transferimin e disa të burgosurve në rastin “Lagja e Trimave”
Ka filluar procedura e transferimit të disa të burgosurve në rastin “Lagja e Trimave”, përkatësisht të të dënuarve të cilët kërkojnë transferim në Kosovë.
Ministria e Drejtësisë njofton se në proces janë përfshirë disa institucione, ndërsa pas mbarimit të procedurës në Maqedoninë e Veriut, do të njoftohen institucionet në Kosovë për procedurë të mëtejme. Shkupi do ta respektojë marrëveshjen bilaterale për transferimin e personave të dënuar, e miratuar në vitin 2012.
“Kanë arritur kërkesat për transferim dhe do të procedohen në përputhje me Marrëveshjen bilaterale për transferimin e personave të dënuar dhe Ligjin për bashkëpunim ndërkombëtar në materiet penale. Bëhet fjalë për procedurë komplekse në të cilën marrin pjesë më shumë subjekte dhe duhet plotësuar disa kushte. Për shkak se procedura udhëhiqet nga organet vendase, vendi amë i personave të dënuar do të njoftohet vetëm pas përfundimit të procedurës dhe më pas fillon procedura në shtetin tjetër”, njoftojë nga Ministria e Drejtësisë.
Deri të premten do të ketë kërkesa të reja për transferim. Avokati Naser Raufi ka nisur 6 kërkesa, Artene Ademi gjithashtu 6 kërkesa, 5 për në Kosovë dhe një për në Shqipëri, ndërsa Mefail Arsllani një kërkesë. Transferim në Kosovë nuk duan të dënuarit Hajrush Avdija, Shefqet Hallaqi dhe Valdet Zekaj. Ky i fundit është i dënuar me burgim të përjetshëm.
Kushti për realizimin e transferimit të personave të dënuar, sipas marrëveshjeve bilaterale të nënshkruara mes qeverive të tri shteteve, konventave ndërkombëtare dhe Konventës Evropiane për transferimin e personave të dënuar e nënshkruar në Strasburg në vitin 1997 është njohja e akuzës dhe vendimit gjyqësor. Për ngjarjet e 9 dhe 10 majit të vitit 2015 në Kumanovë, Gjykata Penale në vitin 2017 dënoi 37 persona me 746 vite burg, 7 prej tyre me burg të përjetshëm. Nga të dënuarit, 16 prej tyre janë shtetas të Kosovës, një shtetas i Shqipërisë, një shtetas gjerman ndërsa të tjerët shtetas të Maqedonisë së Veriut. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Rreth 12 milionë dollarë do të humb Maqedonia e Veriut pas vendimit të Trump për ngrirjen e projekteve për ndihmë
Ushtarët turq të KFOR-it patrullojnë në vijën kufitare me Serbinë
Shoferi 20-vjeçar që aksidentoi për vdekje Frosinën në Shkup paraprakisht është kapur me drogë, avokatët apelojnë për risocializim
Vrasja e Liridona Ademajt, krejt çka ndodhi në seancën e sotme gjyqësore
"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues
Raci i reagon Muhaxherit: E rrezikshme, sërish i quajti veprimet e Kosovës për integrimin e veriut si veprime në funksion të Serbisë
Vrasja e Liridona Ademajt, Tomë Dodaj dënohet me 5 vjet burgim për shitje të paautorizuar të armës
Vrasja e Liridona Ademajt, në seancë publikohen për herë të parë disa pamje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Gjesti rrezikon eliminimin nga Big Brother, pasi nuk dëshiron ta kryejë dënimin e Vëllait të Madh
Emina Çunmulaj flet për partnerin: Burrin e kam persian, unë persianët dhe shqiptarët nuk di t'i ndaj - jemi pothuajse njësoj
Dikur legjendë e tenisit ndërsa sot në një karrige me rrota, Anna Kournikova ngjall shqetësime në daljen e parë publike pas dy vjetësh
Tifozët e futbollit nuk mund ta besojnë se për sa po shitet Mitoma te Al Nassr
Tragjedia ajrore në Uashington, Trump fajëson Bidenin dhe Obamën
A po i kthehet BE-ja shkollimit online?