Operacioni Policisë së Kosovë në veri dhe jug të Mitrovicës, që rezultoi me ndalimin e disa zyrtarëve policor dhe qytetarëve si të dyshuar për krim dhe kontrabandë, bie në kundërshtim me deklaratat e mëhershme të zyrtarëve institucional, se pas vendosjes së taksës 100 për qind për importet nga Serbia dhe Bosnjë e Hercegovina, niveli i kontrabandës nuk është rritur, thonë ekspertë të çështjeve ekonomike.
Zbatimi i masës mbrojtëse, ka filluar para gjashtë muajsh. Gjatë muajve të parë të zbatimit të taksës në treg nuk është vërejtur mungesë e produkteve nga këto shtete, përderisa zyrtarë të lartë të institucioneve dhe përfaqësues të institucioneve kompetente, deklaronin se mallrat e reja të importuara nga këto vende nuk po hynin në mënyrë joligjore.
Adriatik Stvileci, zëdhënës në Doganën e Kosovës, pranon se kontrabanda është zhvilluar, por jo në përmasa të mëdha.
Ai në një bisedë për Radion Evropa e Lirë, thotë se nëse bëhet një krahasim me fazën para aplikimit të taksës, kur kontrabanda e mallrave është bërë në vlera më të madha, pas nëntorit është vërejtur se kontrabanda është zhvilluar me produkte me vlera më të ulëta.
“Pra, prej 21 nëntorit 2018 (kur Qeveria vendosi taksën 100 për qind), Dogana ka ndërmarrë të gjitha veprimet për zbatimin e vendimit të Qeverisë. Fillimisht kemi vendosur masën e cila ka rritur kapacitetin e kontrolleve në të gjitha pikat kufitare. Ekipet tona anti-kontrabandë e kanë rritur aktivitetin duke operuar 24 orë në të gjitha zonat ku dyshohet se ka kontrabandë e në veçanti në rajonin e Mitrovicës. Njësia anti-kontrabandë deri tani ka ndërmarrë 1050 aktivitete të planifikuara në zonat ku mendojmë se ka risk, dhe kanë rezultuar me zbulimin e mallrave kontrabandë me mbi 250 raste”, tha Stavileci.
Policia e Kosovës ka zhvilluar të martën një operacion në veri dhe jug të Mitrovicës, i cili ka rezultuar me ndalimin e 19 zyrtarëve policorë dhe të disa qytetarëve.
Siç kanë njoftuar zyrtarët e Prokurorisë Speciale të Kosovës dhe Policisë së Kosovës, aksioni policor, kishte për qëllim luftimin e krimit dhe kontrabandës. Ky operacion ka përfshirë disa rajone të ndryshme, përfshirë komunat Zveçan, Zubin Potok, Leposaviç, Mitrovicë Veri, Mitrovicë Jugu, Skenderaj dhe Drenas.
Naim Gashi, ekspert për çështje ekonomike, mendon se pretendimi i autoriteteve se nuk ka kontrabandë është joreal. Ai thotë se për 20 vjet është zhvilluar kontrabandë me mallra luksoze në veriun e Kosovës. Kurse, pas vendosjes së taksës, Gashi vlerëson se sa herë të ketë rritje të akcizës së doganës, atëherë rritet edhe tendenca e kontrabanduesve për të kontrabanduar me mallra.
“Unë nuk kam fakte se a ka pasur rritje apo jo. Mirëpo mund të them se me vetë vendosjen e barrierave tregtare për Serbinë, atëherë është rritur edhe interesimi i kontrabandistëve dhe përfitimi i tyre ka qenë më i madh. Për vetë faktin se nëse kalojnë në pikat kufitare atëherë duhet të paguajnë 100 për qind taksë për prodhimet Serbisë”.
“Është fakt se edhe pas vendosjes së taksës një pjesë e madhe e mallrave nga Serbia është parë në dyqanet e Kosovës dhe kjo tregon se çmimet e tyre nuk kanë qenë të dyfishuara në krahasim me politikat fiskale që ka vendosur Kosova në raport me prodhimet e Serbisë dhe Bosnjës”, thekson Gashi.
Në anën tjetër, Adriatik Stavileci, përmend pikat kufitare që konsiderohen më të favorshme për kontrabaduesit.
“Disa pjesë në territorin e Kosovës, në aspektin e Doganës vlerësohen se ka risk më të madh. Normalisht është pjesa veriore e Mitrovicës, që është problemi i kontrabandës ka edhe çështje politike. Por, në pjesën tjetër kemi kufirin tek Dheu i Bardh, në pjesën e Gjilanit gjithashtu edhe pika kufitare e Vermicës që lidhet më Shqipërinë, paraqitet problematike”, tha Stavileci.
Edhe drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj, ka thënë se nuk ka indikacione që tregojnë se ka rritje të shmangies tatimore në pjesën veriore të Kosovës edhe pse e pranon se në atë pjesë të Kosovës nuk është gjendja e kënaqshme.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Bedri Hamza në Pejë: Në janarin e besëlidhjes pejane, i siguroj qytetarët se atë që e premtoj – e realizoj
Dy fshatra shqiptare të veriut qe tri ditë pa rrymë, shkak borxhi
Agjencia “Standard dhe Purs” për RMV-në: Rezervat devizore po rriten, ndërsa sektori bankar është stabil
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
“Tradita rome dhe ligji”, Dritson Kurti rrezikon 25 vite burg, u martua me një 13-vjeçare dhe lindën fëmijë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
FOTO: Miku i presidentit Trump i shkon në zyre Bedri Hamzës
Luftiu ftohet nga Prokuroria në Serbi për protestën e gushtit në Bujanoc
Çfarë pritet nga Peter Sorensen në dialogun Kosovë-Serbi?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova