LAJMI I FUNDIT:

Ka ndërruar jetë shkrimtari Ragip Sylaj

Ka ndërruar jetë shkrimtari Ragip Sylaj

Në moshën 59-vjeçare, pas një sëmundjeje të rënd, vdiq gazetari dhe shkrimtari ]Ragip Sylaj.

Sylaj u lind më 25 nëntor 1959 në Sllapuzhan të Suharekës, ku i ka mbaruar mësimet e fillores dhe të gjimnazit. Ka kryer studimet master për teknologji në Universitetin e Prishtinës.


Ka punuar mësimdhënës në vendlindje e në SHMT “Skënder Luarasi” në Suharekë, ishte gazetar e redaktor në gazetën e studentëve “Bota e re”, në të përditshmet “Bota sot” e “Zëri” të Prishtinës.

Ka botuar 15 vepra letrare, ku hyjnë librat e poezisë, të prozës, dramës e të esesë.

Për veprimtarinë letrare dhe publicistike disa herë është nderuar me çmime e mirënjohje .