Ka ndërruar jetë Nazif Gashi, një nga boksierët më të mirë në histori të boksit kosovar

Ka ndërruar jetë Nazif Gashi, një nga emrat më të mëdhenj dhe më të respektuar në historinë e sportit kosovar. Lajmin e hidhur e kanë bërë të ditur familjarët e tij.
Gashi, i cili u nda nga jeta në moshën 74-vjeçare, ka pasur një karrierë të jashtëzakonshme si boksier. Ai ishte pjesë e gjeneratës së artë të KB Prishtina, ekip që për shumë vite dominoi në ish-shtetin federativ dhe la gjurmë të pashlyeshme në boksin e ish-Jugosllavisë.
Në vitet ’70 dhe ’80, Nazif Gashi së bashku me boksierët e tjerë të Prishtinës i dhanë sportit kosovar momente krenarie dhe suksesi, duke u bërë frymëzim për gjenerata të tëra. Largimi i tij lë një boshllëk të madh, por trashëgimia sportive që la pas do të mbetet e paharruar.

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































