LAJMI I FUNDIT:

Ka mbetur vetëm edhe pak kohë për ta porositur Chevrolet Corvette C8 (Foto)

Ka mbetur vetëm edhe pak kohë për ta porositur Chevrolet Corvette C8 (Foto)

Vetëm edhe disa ditë kanë mbetur për ta porositur këtë makine, që ende nuk është lansuar

Chevrolet ka bërë të ditur, se po afrohet data e mbylljes së porosive për të shumëpriturin Corvette C8, që lansohet zyrtarisht më 18 qershor, transmeton Telegrafi.


Deri më tani, ka pasur shumë lajme, se do të ndërprehet shitja e kësaj makine, por u bë e ditur se pororsitë mund të bëhen deri më 23 qershor, që do të thotë se ofrohet pak ditë pas lansimit.

Të interesuarit për të fundit Corvette C8, që ende nuk kanë hyrë në prodhim, mund t’i porosisin deri më 17 korrik, duke paguar depozitin, që më pas do të përfshihet në çmim.

Deri në fund të gushtit, Chevrolet do të largojë nga tregu evropian Camaro SS dhe C7, shkaku i rregullave të emetimit të gazrave në ambient. /Telegrafi/