Dhjetëra shkelje të evidentuara nga Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet e institucioneve të sigurisë gjatë dëbimit të gjashtë shtetasve turq, nuk kanë mjaftuar ende që të ngritet ndonjë aktakuzë nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Është bërë gati një vit që kur Policia e Kosovës kishte arrestuar dhe dëbuar për në Turqi gjashtë qytetarë turq, pesë prej tyre punonjës në shkollën “Mehmet Akif”, dhe një mjek, mirëpo ende nuk ka asnjë person të akuzuar për ngjarjen që ngjalli reagime edhe ndërkombëtare.
Në Prokurorinë Speciale të Kosovës, thonë se hetimet kanë filluar edhe para se Komisioni Hetimor Parlamentar, të dorëzonte të gjeturat lidhur me shkeljet që janë bërë gjatë dëbimit të këtyre personave nga Kosova.
Një studente e shkollës “Mehmet Akif” gjatë protestave për dëbimin e shtetasve turq, mësimdhënës në këtë shkollë,
Prokurori Sylë Hoxha, që njëherësh është edhe zëdhënës i këtij institucioni, tha për Radion Evropa e Lirë, se raporti i punuar nga deputetët e Kuvendit të Kosovës, do jetë pjesë e lëndës.
“Ata e kanë dorëzuar, ne e kemi pranuar në Prokurori. Ai raport është pjesë përbërëse e shkresave të lëndës, por ne rastin e kemi filluar më herët në grumbullim të provave”, tha Hoxha.
Pas incidentit që ndodhi më 29 mars 2018, kryeministri Ramush Haradinaj pati liruar nga detyra Driton Gashin, atëkohë shef i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë dhe ministrin e Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, të cilët, më pas kanë dhënë dorëheqje nga pozitat e tyre, mirëpo sipas Prokurorisë, ende është herët të flitet nëse dikush nga zyrtarët e lartë të shtetit është duke u hetuar për këtë rast.
“Provat do të na dërgojnë deri atje. Për momentin ende nuk kemi arritur deri atje, tash të shohim”, tha prokurori Hoxha.
Pjesëtarë të shoqërisë civile, nuk presin që dikush nga zyrtarët e shtetit që ishin të përfshirë në këtë çështje, të mund të jenë pjesë e aktakuzës që mund të ngritët nga Prokuroria.
Arton Demhasaj nga organizata ÇOHU, tha për Radion Evropa e Lirë, se vështirë se mund të ketë ndonjë epilog, siç tha ai, të kënaqshëm për këtë proces.
“Vetëm nëse në bazë të raportit të Komisionit Hetimor, del ose identifikohet ndonjë shkelje shumë flagrante, ndoshta atëherë mund të ketë ndonjë angazhim nga ana e Prokurorisë, edhe ajo më tepër mund të jetë vetëm sa për të pastruar ndonjë figurë se jo për të akuzuar dikë”, tha Demhasaj.
Ai kritikon Prokurorinë për vonesë dhe për neglizhim të këtij procesi. Sipas Demhasajt, Prokuroria Speciale e Kosovës, është dashur ta ketë gati aktakuzën, dhe jo të pres raportin e Komisionit Hetimor Parlamentar, për të filluar hetimet.
“Duke e marrë parasysh që deri tash sa është vonuar ky si proces, vështirë të presim që do të ketë ndonjë aktakuzë nga ana e Prokurorisë, edhe për vetë faktin që deri më tash Prokuroria nuk ka marrë asnjë masë ose nuk ka filluar të zhvillojë asnjë hetim për këtë çështje”, tha Demhasaj.
Pas identifikimit të 31 shkeljeve dhe përpilimit të raportit të ekspertit, anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar kanë deklaruar se kishin filluar presionet e ndryshme në punën e këtij komisioni. Për këtë presion dhe angazhim më të madh të organeve të ndjekjes për të zbardhur të vërtetën lidhur me këtë rast, ka reaguar edhe ambasada amerikane në Prishtinë, që u pasua edhe nga reagimet e ambasadës së Mbretërisë së Bashkuar dhe asaj të Gjermanisë.
Përmes një deklarate për media, kjo ambasadë tha se “ka kaluar një vit që kur Kosova i ka dëbuar gjashtë shtetas turq, pa një proces të duhur, duke pretenduar se kërcënonin sigurinë kombëtare”.
Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, u bëri thirrje institucioneve të Kosovës që të kërkojnë përgjegjësi të plotë nga kushdo që e shkel ligjin dhe i kujtoi liderët e Kosovës se “institucionet e sigurisë duhet të veprojnë vetëm brenda autoritetit të tyre kushtetues”.
Dëbimi i gjashtë shtetasve turq në fundin e marsit të vitit të kaluar, është thënë se është bërë përmes një aksioni të koordinuar ndërmjet shërbimeve të inteligjencës nga Turqia dhe Kosova.
Por, deputetët, presidenti, kryeministri dhe kryetari i Kuvendit të Kosovës patën thënë se nuk kanë pasur njohuri lidhur me rastin. Për gjashtë shtetasit turq, Ankaraja dyshon se janë anëtarë të organizatës “Hizmet”, të udhëheqësit fetar turk, Fetullah Gulen. Këtë të fundit, autoritetet turke e fajësojnë për një përpjekje për grusht-shtet në Turqi në vitin 2016./rel/Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Dhjetëra plumba të shkrepur në veturë, si ndodhi ngjarja në Zvicër ku mbeti i plagosur shqiptari nga Kosova?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares në Kaçanik - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Mister në Gjadër, zhduken 16 emigrantë nga qendra e pritjes në Shqipëri

Etiketimet si "figurë përçarëse", Albulena Haxhiu u përgjigjet PDK-së dhe AAK-së

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Pas uniformës së policisë, shantazhuese dhe punonjëse seksi në Dubai e Mikonos: Kush është oficerja shqiptare?

Kryeministri i Malit të Zi kërkon heqjen e shtetësisë për biznesmenin kosovar

Policia jep detaje për zhdukjen e 54-vjeçares - kërkimi po bëhet edhe me dronë

Ndërprerja e energjisë elektrike në Spanjë dhe Portugali: çfarë e shkaktoi dhe a pati ndonjë sulm kibernetik?

Pse LVV nuk i votonte kryeparlamentarët e tjerë, përgjigjet Haxhiu

Aeroplani luftarak amerikan F-18 bie nga aeroplanmbajtësja dhe përfundon në Detin e Kuq, marina humb fluturaken 70 milionë dollarëshe