LAJMI I FUNDIT:

Ka goditur rëndë Indinë, një variant i tillë i COVID-19 është gjetur në 17 vende – ja çfarë dihet deri më tani për të

Ka goditur rëndë Indinë, një variant i tillë i COVID-19 është gjetur në 17 vende – ja çfarë dihet deri më tani për të

Varianti i COVID-19 që besohet qëndron pas një rritje shkatërruese të infeksioneve dhe vdekjeve në Indi është zbuluar në 17 vende të botës, duke përfshirë kombe të shumta evropiane.

Sipas të dhënave të marra nga Euronews nga Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC), varianti B.1.617 – i njohur gjithashtu si varianti indian sepse u zbulua për herë të parë në vendin e Azisë Juglindore – tani është gjetur në shtatë vende të Evropës, përcjell Telegrafi.


Këto janë Belgjika, Gjermania, Irlanda, Holanda, Zvicra, ishulli francez i Karaibeve Guadelupa dhe Mbretëria e Bashkuar.

Mbretëria e Bashkuar kishte zbuluar 132 raste deri më 21 prill – më shumë se çdo vend evropian. Vendet e tjera evropiane deri më tani kanë vërejtur më pak se 10 raste secila.

Në azhurnimin e saj të fundit të përjavshëm të lëshuar të martën, Organizata Botërore e Shëndetësisë shënoi se “të paktën 17 vende” kanë parë infeksione me variantin indian dhe se shumica e mostrave “vijnë nga India, Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara dhe Singapori”.

Sipas Euronews, përcjell Telegrafi, varianti B.1.617 ka nën-linja të shumta të cilat ndryshojnë pak nga mutacionet e tyre karakteristike, por një nga ato kryesore, i quajtur L452R, është shoqëruar me transmetueshmëri të rritur dhe rezistencë më të ulët ndaj trajtimit, përfshirë vaksinimin, vuri në dukje OBSH.

Ndryshe, India ka kaluar numrin prej 200.000 të vdekjeve nga COVID-19 të mërkurën me më shumë se 3,000 vdekje të raportuara gjatë 24 orëve të mëparshme – një rekord ditor për vendin.

Numri i viktimave është rritur javët e fundit me rreth 44,000 vdekje të regjistruara që nga 1 marsi.

Gjithashtu aty janë zbuluar më shumë se 300,000 infeksione të reja për të shtatën ditë radhazi.

Situata dramatike është shtuar nga mungesat e furnizimeve mjekësore, duke bërë që shumë vende të tjera të përgatisin dërgesa emergjente.

Në përgjigje të variantit, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Gjermania dhe Belgjika kanë mbyllur kufijtë e tyre për udhëtarët nga India, duke lejuar që vetëm qytetarët dhe banorët e tyre të hyjnë me kërkesa të rrepta karantine pas mbërritjes. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Reagimi me një fjalë i ministrit izraelit – detaje dhe pamje, minutë pas minute, rreth ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit

Botë
Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Izraeli e njoftoi në minutën e fundit SHBA-në për sulmin ndaj Iranit

Azia

"Iranianët janë shumë të frikësuar"

Botë
Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Ai e shëtiste me veturën e shtrenjtë një të pastrehë meksikan - nuk e kishte ëndërruar që videot e tij do të ishin shkaktar i një bashkimi familjar

Amerika Latine
Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Një fshat i vogël është bërë i famshëm në Itali: Atje dielli nuk bie kurrë, por vendasit kanë një ide gjeniale

Evropa
Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre

Sulmi izraelit, iranianët pretendojnë se “shpërthimet ishin si fishekzjarre"

Botë
Kalo në kategori