LAJMI I FUNDIT:

Ka filluar autopsia e trupit të pajetë të Naser Makollit

Ka filluar autopsia e trupit të pajetë të Naser Makollit

Telegrafi mëson se rreth orës 10 të paradites së sotme ka filluar të bëhet autopsia e ish të burgosurit Naser Makolli, i cili ndërroi jetë dje në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan.

Makolli ka qenë edhe ish-cimer dhome me aktivistin e ndjerë të Vetëvendosjes, Astrit Deharin.


Ai ishte transferuar në Qendrën e Paraburgimit në Lipjan pas vdekjes së Deharit, me të cilin e kishte ndarë dhomën e burgut.

MSH-ja tregon për gjendjen shëndetësore të Naser Makollit, nga koha kur i ndjeri u transferua në Burgun e Lipjanit
Lexo po ashtu MSH-ja tregon për gjendjen shëndetësore të Naser Makollit, nga koha kur i ndjeri u transferua në Burgun e Lipjanit

Makolli kishte folur për Deharin pas vdekjes së tij. Ai kishte thënë se Dehari ka qenë i sjellshëm dhe i shoqërueshëm.

Ai madje kishte treguar momentin kritikë kur e kishte gjetur të shtrirë për toke Deharin, i cili në gojën e tij kishte pasur një shishe të plastikës.

Naser Makolli ka ndërruar jetë në QKMF në Lipjan, edhe pse ishte reanimuar por nuk kishte mundur të mbijetonte.

I ndjeri ka qenë i dyshuari kryesor për vrasjen e 22 vjeçarit nga Suhareka, Egzon Mazreku.

Vrasja kishte ndodhur më 27 janar të këtij viti në fshatin Sopi të Suharekës, ku persona të armatosur kishin qëlluar mbi Egzon Mazrekun dhe babanë e tij, Naimin. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Kosova mbetet jashtë Këshillit të Evropës, nuk hyn në agjendën e Komitetit të Ministrave

Lajme
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Vuçiq thotë se lobi i Knausit dhe britanikët po përpiqen të bëjnë "një truk” tjetër

Politikë
Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Ministri francez: Çështja e Kosovës mund të shkaktojë përçarje në KiE

Lajme
Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Gjermania: Kosova të dërgojë në Kushtetuese draftin e Lajçakut

Lajme

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Escobar: Është dashur të insistojmë më shumë në zbatimin e Asociacionit

Lajme
Kalo në kategori