LAJMI I FUNDIT:

Ka 10 vite në skenë dhe gjashtë albume të publikuara, por Sabrina Carpenter tek tani u nominua për çmimin e artistes së re më të mirë në ‘Grammy Awards’

Ka 10 vite në skenë dhe gjashtë albume të publikuara, por Sabrina Carpenter tek tani u nominua për çmimin e artistes së re më të mirë në ‘Grammy Awards’

Sabrina Carpenter ka marrë gjashtë nominime për “Grammy” të premten, më 8 nëntor, por një kategori mund të ketë befasuar bazën e saj besnike të fansave.

Këngëtarja 25-vjeçare është nominuar për çmimet “Albumii e vitit”, “Regjistrimi muzikor i vitit”, “Kënga e vitit”, “Performanca më e mirë solo e zhanrit pop”, “Albumi më i mirë solo i zhanrit pop” dhe “Artistja e re më e mirë”, shkruan DailyMail.

Ish-ylli i Disney, e cila ka publikuar pesë albume përpara diskut shumë të vlerësuar “Short n’ Sweet”, është pjesë e industrisë që prej një dekade, duke publikuar këngën e saj të parë, “Can’t Blame a Girl for Trying”, në vitin 2014 nën shtëpinë diskografike Hollywood Records të Disney-t.


Sipas Billboard, përvoja shumëvjeçare e Carpenter nuk e përjashton nga nominimi si “Artistja e re më e mirë”. Rregullat e Akademisë së Regjistrimeve kërkojnë që një artist të kualifikohet për këtë kategori duke publikuar minimalisht pesë këngë ose një album, por nuk ka kufi maksimal në këtë drejtim.

Udhëzimet e Grammy-ve përcaktojnë që nominimet për artisten e re më të mirë varen nga momenti kur “artisti ka arritur një prani të rëndësishme”, siç përcaktohet nga një komitet vlerësues.

Carpenter ka pasur një vit të jashtëzakonshëm që nga publikimi i këngës “Espresso” në prill, e cila debutoi në vendin e shtatë në listën e Billboard dhe arriti në vendin e parë në Global 200. Kjo këngë mori dy nominime: “Regjistrimi muzikor i vitit” dhe “Performanca më e mirë solo e zhanrit pop”.

“Please, Please, Please”, e publikuar në qershor, u nominua për këngën e vitit dhe arriti në vendin e parë në listën e Billboard pasi debutoi në vendin e dytë. Deri atëherë, arritja më e lartë e Carpenter në renditje ishte kënga “Skin”, e cila kishte arritur vendin e 48 në shkurt të vitit 2021.

Pasi suksesi i shumëpritur i këngëtares ndodhi pas datës 15 shtator 2023, që ishte fundi i periudhës së pranueshmërisë për vitin e kaluar, dhe ajo nuk kishte marrë më parë një nominim për Grammy, u vendos që ajo të mund të përfshihej në kategorinë e artistëve të rinj.

Një vendim i ngjashëm u mor edhe për Chappell Roan, e cila publikoi këngën e saj të parë, “Good Hurt”, në vitin 2017. Albumi i saj i parë, “The Rise and Fall of a Midwest Princess”, u publikua më 22 shtator 2023.

Të dyja, Roan dhe Carpenter, u barazuan me Taylor Swift, e cila mori gjithashtu gjashtë nominime për albumin “The Tortured Poet’s Department”. Carpenter pati fatin të ishte pjesë e turneut të Swift, “Eras”, duke performuar si hapje për disa nga koncertet e saj.

“Sabrina Carpenter e meriton këtë, vërtet. Ajo nuk është një artiste e re, por është hera e parë që ‘Grammy Awards’ e njohin talentin e saj”, shkroi një fans në Instagramin e Akademisë së Regjistrimeve, ku u publikuan nominimet për artistët e rinj.

Megjithatë, disa fansa ishin të hutuar për statusin e saj: “Sabrina nuk duhet të jetë këtu; e dua, por nuk është e re”,  komentoi një tjetër fans.

Ajo dhe Roan do të përballen me Benson Boon, Doechii, Khruangbin, Raye, Shaboozey dhe Teddy Swims. Fituesit do të shpallen gjatë ceremonisë së Grammy-t në Los Angeles, më 2 shkurt 2025, që do të transmetohet në CBS. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Egla Ceno rikthehet në Big Brother VIP, puth në buzë Laert Vasilin

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Ia shpërhap vezët në shtrat, Vserlo nuk i hiqet Gjestit - i flet me tone të larta te fytyra

Magazina
Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Vajza transgjinore e Elon Musk: Gjinia ime ishte e paguar, ai donte një djalë

Magazina
Sfida e mos reagimeve - ndërpritet uji teksa banorët janë në dush

Sfida e mos reagimeve - ndërpritet uji teksa banorët janë në dush

Magazina
Kalo në kategori