Mbi 4400 punëtorë në Lidhjen e Sindikatave kanë denoncuar se ende nuk e kanë marrë regresin e pushimit vjetor, i njohur si K-15. Këta punëtorë nuk janë të organizuar me sindikata në ndërmarrjet ku punojnë dhe ky është problemi më i madh, thonë nga shoqata më e madhe sindikale LSM. Inspektorati i Punës ka kryer rreth 500 inspektime dhe ka urdhëruar që 190 punëdhënës të paguajnë regres për punonjësit. Aty ku ka sindikatë private, tani për tani nuk ka ankesa.
“Nga momenti kur punëdhënësi ngarkohet me këtë denoncin nga Inspektorati Shtetëror i Punës, ai është i obliguar që jo vetëm të paguajë gjobë për mospagesë të K-15, por edhe të paguaj regresin për pushimin vjetor. Besoni se gjobat janë të mëdha, jo vetëm financiare, por ka edhe dënim me burg nga tre muaj deri në një vit për ata punëdhënës që kanë kryer keqpërdorim, ose nuk e kanë paguar ose e kanë paguar, por kanë kërkuar që t’u kthehen përsëri”, tha Ivan Peshevski nga LSM.
Alsat ka kërkuar mendim edhe nga Organizata e Punëdhënësve, nga ku kanë apeluar që të gjithë kolegët e ndërgjegjshëm tа përmbushin obligimin dhe t’u paguajnë K-15 punëtorëve në rast se punojnë me fitim.
“Ky është një kusht, një mënyrë që ne si punëdhënës të tregojmë besnikërinë dhe detyrimin tonë ndaj punëtorëve. Kompanitë nga sektori privat jo vetëm që po përballen me problem serioz në punën e tyre, të gjithë i dimë çmimet e rritura të energjisë elektrike dhe repromaterialeve, por obligimin tonë që e kemi lidhur me K-15 e përmbushim plotësisht”, deklaroi Vlladanka Trajkovska, kryetare e Organizatës së Punëdhënësve.
Obligimi i pagesës K-15 është deri në fund të vitit kalendarik. Kjo e drejtë është e disponueshme për çdo punonjës që ka qenë në një kompani për më shumë se gjashtë muaj. Sipas rregullave duhet të paguhet së paku 40 për qind nga paga mesatare aktuale, e cila tani është 31.831 denarë, që do të thotë se K-15 këtë vit është më së paku 12.740 denarë. Në sektorin publik kontratë kolektive ka vetëm në sindikatën SPOGJ dhe janë përfshirë 1000 punonjës me pagesë, ndërsa deri në fund të vitit pritet të marrin edhe 20 mijë të punësuar nën ombrellën shtetërore./Alsat.mk
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPse Galuk Konjufca gjatë vizitës në Hagë e takoi vetëm Rexhep Selimin?
Historiani Noel Malcolm: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me Asociacionin është një qasje e padrejtë
Një pishinë e brendshme 1600-vjeçare, e para e këtij lloji zbulohet në Shqipëri
Sveçla: Arsenali i armëve që u kap në veri, mbetje nga grupi terrorist i Radoiçiqit
Çitaku: Nuk shohim mundësi për koalicion PDK-LVV
Policia gjen arsenal armatimi në veri të Kosovës, një ish-zyrtar policor ndalohet për intervistim
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Guardiolan sa nuk e lëshoi zemra kur Heung-Min Son doli përballë Ortegas në shansin e madh të huqur nga koreani
“Më besoni, Mbappe nuk do t’i bashkohet Real Madridit” – iShowSpeed tregon se ku do të shkojë francezi
Rrëfimi i gruas që pretendon se nuk ka ngrënë apo pirë asgjë për më shumë se 16 vjet
Tre kartonë të kuq ndaj ekipit kundërshtar për t'ia siguruar titullin skuadrës së tij - gjyqtari holandez përjashtohet përjetësisht nga futbolli
Sport1: A po ndodh diçka e paimagjinueshme te Bayerni?
Julian Deda - finalisti i dytë i Big Brother VIP Albania 3