LAJMI I FUNDIT:

Juventusi triumfon në ‘Derbi della Mole’, vendos një gol në pjesën e dytë

Juventusi triumfon në ‘Derbi della Mole’, vendos një gol në pjesën e dytë

Juventusi ka fituar si mysafir i Torinos me rezultat 1-0 në kuadër të javës së 10-të në Serie A.

‘Derby della Mole’ mes Torinos dhe Juventusi doli të jetë i fortë dhe me raste nga të dyja palët.

Zonja e Vjetër duke parë pozitën e saj në renditje, ishte më kërkuese dhe në minutën e 34-të, pas një aksioni të bukur Dusan Vlahovic i vetëm me portierit, qëlloi trupin e tij.


Pas një minute nga distanca me gjuajtja provuan edhe Manuel Locatelli dhe Adrien Rabiot, por portieri vendas ishte në vend.

Edhe fillimi i pjesës së dytë i takoi Juventusit, që rrezikoi me Locatellin, por gjuajtja e tij u prit nga  Milinkovic – Savic.

Torino kishte rast të mirë në minutën e 58-të, kur Nikola Vlasic u fut bukur në zonë, por portieri Wojciech Szczesny ishte në vend.

Juventusi iu afrua golit në minutën e 74-të, kur Vlahovic gjuajti me kokë, por portieri e dërgoi topin në këndore.

Nga ajo goditje këndi Danilo gjuajti me kokë, ndërsa topi i devijua nga Vlahovic për të shënuar për 1-0.

Deri në fund nuk kishte më gola dhe Juventusi mori një fitore të madhe që e ngjitë në renditje.

Tani Zonja e Vjetër kanë 16 pikë dhe mbajnë pozitën e shtatë, ndërsa Torino bie në vendin e 11-të me 11 pikë. /Telegrafi/


Standings provided by Sofascore

Në trend Sport

Më shumë
Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Lionel Messi i gatshëm për rikthim të bujshëm te Barcelona

Ndërkombëtare
Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

Reali merr tjetër goditje para ndeshjes me Sociedadin, lëndohet edhe Vini Jr

La Liga
Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Virgil van Dijk flet rreth një transferimi të mundshëm te Real Madridi

Ndërkombëtare
Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Igli Tare lidhet me postin e drejtorit sportiv te Milani

Serie A
Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Ylli i Real Madridit u hoq nga skuadra e Spanjës për shkak të incidentit me Gavin

Përfaqësueset
Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

Pranohet ankesa e La Ligas kundër kritikave të Real Madridit rreth gjyqtarëve, Los Blancos rrezikojnë dënimin

La Liga
Kalo në kategori