LAJMI I FUNDIT:

Juventusi synon ta mbyll nesër marrëveshjen për Pjanicin

Juventusi synon ta mbyll nesër marrëveshjen për Pjanicin

Juventus udhëton drejt Barcelonës për trofeun Gamper që zhvillohet nesër (e diel) dhe është gati të hyjë në bisedime me Blaugranat për Miralem Pjanic.

Sipas La Gazzetta dello Sport, kthimi i mundshëm i boshnjakut nuk është një alternativë për Manuel Locatelli, por ideja është që të dy të sillen në Allianz Stadium.

Kthimi i Massimiliano Allegrit në Juventus ka nxitur zërat për një rikthim për Pjanic, i cili u bashkua me Barcelonën pas një sezoni me Maurizio Sarrin më 2019-20.


Allegri dëshiron rikthimin e Pjanicit te Juventusi
Lexo po ashtu Allegri dëshiron rikthimin e Pjanicit te Juventusi

Sipas raportit, Barcelona mund të jetë e gatshme ta lejojë Pjanic të largohet si një transferim falas, por ish-mesfushori i Romës do të duhej të hiqte dorë nga një marrëveshje trevjeçare.

Gazeta pretendon se alternativa tjetër është një marrëveshje huazimi dyvjeçare, por që Juventusi nuk mund të arrijë as gjysmën e pagës së lojtarit në Camp Nou.

Barça duhet të kujdeset për pjesën tjetër, duke ndihmuar në pagimin e një pjese të pagës dhe Pjanic, nga ana e tij, duhet të heqë dorë nga disa para.

Raporti vazhdon të pretendojë se distancat midis ofertës së Juventusit dhe kërkesës së Sassuolos për Locatelli janë të pandryshuara.

Juventusi i konsideron 32 milionë eurot e ofruara si një çmim i drejtë për italianin, ndërsa Sassuolo është duke pritur për një ofertë të re, pasi Bianconerët po shpresojnë të sigurojnë të dy mesfushorët këtë verë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

Duke anashkaluar Messin, Marcelo tregon cili lojtar i Barcelonës ia bëri 'jetën ferrë' sa herë që përballeshin

La Liga
Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Duke i poshtëruar mbrojtësit kundërshtarë - Jhon Duran shënoi një nga solo golat më të mirë të sezonit

Ligat tjera
Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Eksperti i leximit të buzëve zbulon atë që Arne Slot i tha në të vërtetë Michael Oliverit para kartonit të kuq

Premier League
'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

'Dridhet' Real Madridi: PSG me ofertë mahnitëse për Vinicius Junior

Ligue 1
Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Mbreti Charles e vuri në siklet Heung-Min Sonin me pyetjen që ia bëri

Premier League
Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Deklarata e Ligës Premier pas përleshjes në derbin e Merseyside - nisin hetimet nga policia

Premier League
Kalo në kategori