Juventusi po i konsideron disa emra për rolin e drejtorit sportiv

Juventusi po vazhdon të rinovojë infrastrukturën dhe ka disa kandidatë për postin e drejtorit sportiv, përfshirë Diego Lopez, Ricky Massara dhe Hasan Salihamidzic.
'Bardhezinjtë' e kanë bërë zyrtare emërimin e Damien Comolli si Drejor i Përgjithshëm, ndërkohë që pritet gjerësisht që drejtori aktual, Cristiano Giuntoli, të shkarkohet në ditët në vijim.
Për këtë arsye, është i nevojshëm gjetja e një zëvendësuesi dhe një takim është zhvilluar sot mes Comollit dhe këshilltarit Giorgio Chiellini.
Ekzistojnë disa alternativa: Comolli preferon të emërojë 35-vjeçarin Diego Lopez, me të cilin ka bashkëpunuar me sukses më parë në Francë te Lens, dhe i cili ka eksperiencë në rrjetet e skautizmit.
Vendimi më i pritur në Itali është marrë, Conte duket se ia ka mbyllur derën Juventusit përgjithmonë

Nga ana tjetër, Chiellini favorizon emërimin e ish-drejtuesit të Romës, Milanit dhe Rennes, Ricky Massara, ose një propozim interesant me Hasan Salihamidzic.
Boshnjaku 48-vjeçar ka mbajtur disa role të ndryshme te Bayern Munich përpara largimit të tij në vitin 2023, por më e rëndësishmja, ai e njeh mirë ambientin e Juventusit nga koha kur ishte lojtar i klubit në periudhën 2007–2011.
Giuntoli ishte afruar te Juventusi vetëm dy vite më parë nga rivalët e Serie A, Napoli, pas triumfit të tyre në kampionat, ndaj është e pazakontë që po zëvendësohet kaq shpejt./Telegrafi/



















































