Juventusi është i gatshëm ta pranojë ofertën e Manchester Cityt, që përfshihet Danilo, në shkëmbim me Joao Cancelon.

City ka rifilluar bisedimet për Cancelo ditët e fundit, megjithëse Juve nuk dukej e interesuar për idenë e marrjes së Danilos, plus para.


Sidoqoftë, Sky Sport Italia pretendon se Bianconerët tani janë 'të gatshëm ta konsiderojnë' brazilianin si opsion.

Cancelo Allegri Juventus Bayern lapresse 2018 thumb

Tani mbetet të shihet se sa e vlerëson ‘Zonja e Vjetër’ një lojtar si Danilon, me mediumet italiane që shkruajnë se vlera totale e transferimit mund të shkojë në 60 milionë.

Cancelo ka qenë pjesë e bisedimeve në muajt e fundit te Machester City.

daniloo

27-vjeçari u bashkua me gjigantët anglezë në verën e vitit 2017 për 30 milionë euro dhe ka fituar dy tituj të Ligës Premier. /Telegrafi/

telegrafi sport app