LAJMI I FUNDIT:

Juventusi ka dy objektiva të mëdha për afatin kalimtar veror

Juventusi ka dy objektiva të mëdha për afatin kalimtar veror

Victor Osimhen dhe Sandro Tonali janë objektivat e ‘ëndrrave’ të Juventusit në afatin kalimtar të verës, nëse bardhezinjtë arrijnë të shesin si Dusan Vlahovic ashtu edhe Andrea Cambiaso brenda pak muajsh.  

Edhe pse afati kalimtar i janarit sapo ka përfunduar, bardhezinjtë tashmë po mendojnë lëvizjet e mundshme për verën.  

Bianconerët kanë punë të mbetura pezull për verës, duke përfshirë opsionin për të blerë Pierre Kalulu nga Milani, pastaj një blerje potenciale prej 30 milionë eurosh të Francisco Conceicao nga Porto dhe një seri negociatash të pritshme me PSG-në për Randal Kolo Muani.  


Megjithatë, sipas raporteve nga Calciomercato.com, Juve mund t’i drejtohet dy superyjeve nëse arrijnë të shesin dy nga lojtarët e tyre të ekipit të parë muajt e ardhshëm.  

Shihet një largim i mundshëm i Vlahovicit në verë, duke qenë se kontrata e tij skadon në fund të sezonit të ardhshëm, ndërsa Manchester City mund të kthehet me një ofertë për Cambiason.  

Sipas Calciomercato.com, edhe Tonali është opsioni i ëndrrave për repartin e mesfushës së Juventusit këtë verë.  

Ish-mesfushori i Aston Villas, Douglas Luiz, i cili ishte lidhur me një rikthim në Ligën Premier në janar, thuhet se mund të ofrohet ose të shitet për të mbledhur fonde për një ofertë të Tonalit gjithashtu.  

Agjenti i lojtarit, megjithatë, së fundmi ka treguar se një lëvizje në Serie A në verë do të kërkonte një ofertë të rëndësishme.  

Më pas, ekziston mundësia e një marrëveshjeje me Napolin për Osimhen, të cilin Calciomercato e ka etiketuar si kandidatin e ‘ëndrrave’ të Cristiano Giuntolit.  

Negociatat me Napolin gjithashtu nuk pritet të jenë të drejtpërdrejta, pasi klauzola e lirimit të lojtarëve thuhet se është e vlefshme vetëm për skuadrat jashtë Italisë, që do të thotë se Giuntoli do të duhet të bëjë pazare me ish-punëdhënësin e tij, Aurelio De Laurentiis për të arritur një marrëveshje. /Telegrafi/  

 

Në trend Sport

Më shumë
Revolucion tek Man United: ‘Djajtë e Kuq’ po bëhen gati për pesë transferime në verë

Revolucion tek Man United: ‘Djajtë e Kuq’ po bëhen gati për pesë transferime në verë

Premier League
Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Barcelona ia lejon yllit të ekipit largimin në verë – pritet kalimi i tij në Ligën Premier

Premier League
Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Real Madrid merr një goditje të madhe – një tjetër lojtar humbet duelin ndaj Man Cityt

Liga e Kampionëve
U largua nga fusha i lënduar ndaj Sevillës, Flick flet për gjendjen e Araujos

U largua nga fusha i lënduar ndaj Sevillës, Flick flet për gjendjen e Araujos

La Liga
Marcus Rashford thyen heshtjen pas debutimit me Aston Villën

Marcus Rashford thyen heshtjen pas debutimit me Aston Villën

Premier League
Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi

Ikona e Argjentinës shpjegon pse Ronaldo ka qenë gjithmonë më i mirë se Messi

Ndërkombëtare
Kalo në kategori