Juventusi i falet dyshes Ronaldo – Dybala, fiton në fushën e Sampdorias

Juventusi ka arritur të shënojë fitore në përballje me Sampdorian me rezultat 2-1 në ndeshjen hapëse të javës së 17-të.
Ndeshja ishte e fortë dhe me raste nga të dyja anët, por Zonja e Vjetër shumë herë e zhbllokoi përballjen.
Paulo Dybala shënoi golin e parë në ndeshje, që ishte me të vërtet i bukur me një goditje të bukur në minutën e 19-të.

Po përgjigja e Sampdorias nuk vonoi. Një gabim i Alex Sandros më së miri u konkretizua nga Caprari që shënoi për 1-1.
Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë, një harkim i Sandros gjeti kokën e Ronaldos që shënoi për 2-1.

Me këtë gol u mbyll edhe pjesa e parë.
Në të dytën edhe pse kishte shumë raste, goli nuk erdhi.

Me këtë fitore Juvenusi udhëheq i vetëm në Serie A me 42 pikë, tri më shumë se Interi që ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/
https://twitter.com/OBIORAOFFICIAL/status/1207375419558768645



















































