Juventusi synon Gonçalo Ramosin për të përforcuar repartin ofensivë. Sipas La Gazzetta dello Sport, klubi bardhezi po shqyrton seriozisht transferimin e sulmuesit portugez nga Paris Saint-Germain për sezonin 2025-26.

Ramos, pavarësisht minutave të kufizuara te PSG këtë sezon, ka shënuar 18 gola në të gjitha garat, edhe pse ka qenë titullar vetëm në 16 ndeshje. Statistikat e tij sugjerojnë potencial të lartë nëse i jepet më shumë hapësirë.


Juventusi e sheh 23-vjeçarin si zëvendësues ideal për Dusan Vlahovic. Ai përshtatet me strategjinë e klubit, i ri, me pagë të moderuar dhe i aftë të kontribuojë si në afat të shkurtër, ashtu edhe në atë të gjatë.

Aktualisht i lidhur me PSG deri në vitin 2028, Ramos mund të jetë i arritshëm për një shumë rreth 50 milionë euro. Klubi francez është i hapur për negociata, veçanërisht për shkak të rolit të tij të reduktuar këtë sezon.

Sulmuesi u ble nga PSG pas një huazimi nga Benfica në vitin 2023 për 65 milionë euro. Por konkurrenca e ashpër në skuadër e ka shtyrë atë drejt një largimi të mundshëm këtë verë.

Faktori Jorge Mendes, agjenti i Ramosit, mund të ndihmojë në përshpejtimin e negociatave.

Mendes ka marrëdhënie të mira me drejtuesit e Juventusit, ndërsa drejtori i ri sportiv Damien Comolli pritet të udhëheqë bisedimet. /Telegrafi/

telegrafi sport app