Juventusi pritet të bëjë sot një përpjekje të fundit për të nënshkruar me sulmuesin e Tottenham Hotspur, Randal Kolo Muani, i cili është aktualisht i huazuar nga Paris Saint-Germain, raporton La Gazzetta dello Sport.

Megjithatë, Bianconerët po garojnë me kohën, pasi afati kalimtar i dimrit mbyllet nesër, duke e bërë operacionin gjithnjë e më të ndërlikuar.


Tottenham po shfaqet si pengesa kryesore në këtë marrëveshje, pasi trajneri Thomas Frank nuk është i gatshëm të heqë dorë lehtë nga sulmuesi francez.

Kolo Muani ka kaluar gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 në formë huazimi te Juventusi, çka e bën atë një profil të njohur për klubin italian.

Përpjekjet e vazhdueshme të “Zonjës së Vjetër” për të siguruar një qendërsulmues mund të rezultojnë të pasuksesshme, por drejtuesit torinezë po punojnë edhe në alternativa.

Në këtë kontekst, Juventusi ka siguruar shërbimet e Jeremie Boga, anësorin e Nice, në formë huazimi, për të forcuar repartin ofensivë. /Telegrafi/

telegrafi sport app