LAJMI I FUNDIT:

Juventus siguron portën, caktohen vizitat mjekësore dhe data e zyrtarizimit për Di Gregorion

Juventus siguron portën, caktohen vizitat mjekësore dhe data e zyrtarizimit për Di Gregorion

Vetëm një detaj i mungonte Juventusit, por tashmë gjithçka është kryer dhe Michele Di Gregorio mund të quhet portieri më i ri i Zonjës së Vjetër.

Kësisoj pasi kanë marrë Douglas Luiz nga Aston Villa dhe Khepren Thuram nga Nice, portieri italian është goditja e tretë e Juventusit në afatin kalimtar veror.

Mes Di Gregorio dhe Juventus kishte prej kohësh marrëveshje përfundimtare me ish-portierin e Monzës që ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me pagë prej 2 milionë euro në sezon.


Juventusi arrin marrëveshje për transferimin e Di Gregorios
Lexo po ashtu Juventusi arrin marrëveshje për transferimin e Di Gregorios

Zyrtarizimi do të bëhet gjatë ditëve në vijim, pasi të ketë përfunduar i gjithë procesi i ekzaminimit mjekësor (të cilin Di Gregorio do ta kryejë të premten) mes JMedical dhe Continassa.

Transferimi i Di Gregorios do t’i kushtojë Juventusit 20 milionë euro në total.

Gjendja e tmerrshme e portierit italian të Monzës pas lëndimit në ndeshjen me Milanin
Lexo po ashtu Gjendja e tmerrshme e portierit italian të Monzës pas lëndimit në ndeshjen me Milanin

Në fakt portieri do t’i bashkohet Zonjës së Vjetër si huazim për dy milionë euro, me Juventusin që e ka obligative blerjen e tij për 18 milionë të tjera pas një viti.

Nga ana tjetër portieri polak Wojciech Szczęsny do të largohet nga Zonja e Vjetër për ta vazhduar karrierën në Arabinë Saudite. /Telegrafi/