LAJMI I FUNDIT:

Juventus, Real Madrid dhe Barcelona kundër të gjithëve: Po përgatisin padi për nëntë klubet që u larguan, ndërsa do të luftojnë vendimet e UEFA-s

Juventus, Real Madrid dhe Barcelona kundër të gjithëve: Po përgatisin padi për nëntë klubet që u larguan, ndërsa do të luftojnë vendimet e UEFA-s

Ka raportime që UEFA do të përjashtojë Juventusin, Real Madridin dhe Barcelonën nga Liga e Kampionëve për dy vjet, ndërkohë që këto tri klube po përgatiten që të padisin nëntë klubet tjera që ishin pjesë e tyre në Superligën Evropiane.

Të premten u njoftua se UEFA kishte arritur një marrëveshje me nëntë nga 12 klubet e shkëputura nga Superliga- Arsenal, Chelsea, Atletico Madrid, Milan, Inter, Liverpool, Manchester City, Manchester United dhe Tottenham Hotspur.

Ata nënshkruan një marrëveshje për të shmangur çdo turne të ardhshëm si Superliga, ndërsa janë dënuar edhe me nga 15 milionë euro që do të përdoren për zhvillimin e futbollit të fëmijëve, të rinjve dhe në komunitetet lokale në të gjithë Evropën.


Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin gjithashtu tha se ata do të “merren me” klubet e mbetura “më vonë”.

Sipas raportimeve të fundit nga Spanja, Komisioni Disiplinor i UEFA po synon përjashtimin e Juventusit, Real Madrid dhe Barcelona nga garat e tyre për dy vjet.

Ndërkohë, tre klubet jo vetëm që synon të luftojë UEFA-në rreth këtij vendimi, por gjithashtu po bëhen gati të padisë nëntë klubet e tjera për largimin nga projekti.

Neë York Times raporton se Juve, Real Madrid dhe Barca ua dërguan një letër të enjten klubeve tjera për kryerjen e një “shkelje materiale” të marrëveshjes së themeluesve.

Ata tani synojnë të kërkojnë dëmshpërblime për “dëmet e mëdha” të shkaktuara nga ndryshimi i vendimit. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Ylli i Udineses mori përsipër penalltinë pa pëlqimin e ekipit – realizoi, por askush nuk festoi me të

Serie A
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Bellingham emëron lojtarin më të talentuar që ka Real Madridi

Bellingham emëron lojtarin më të talentuar që ka Real Madridi

La Liga
Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

Real Madridi interesohet për transferimin e sensacionit anglez të Bundesligës

La Liga
Arne Slot ka një mesazh të fuqishëm për lojtarët e Liverpoolit pas shortit ndaj PSG-së

Arne Slot ka një mesazh të fuqishëm për lojtarët e Liverpoolit pas shortit ndaj PSG-së

Liga e Kampionëve
Eliminimi nga Liga e Kampionëve detyron Milanin ta shesë yllin e skuadrës

Eliminimi nga Liga e Kampionëve detyron Milanin ta shesë yllin e skuadrës

Serie A
Kalo në kategori