LAJMI I FUNDIT:

Juventus ka shpenzuar 60 milionë euro për Koopmeiners, por ai është ende larg nga ‘i vërteti’ – faji bie gjithashtu tek Thiago Motta

Juventus ka shpenzuar 60 milionë euro për Koopmeiners, por ai është ende larg nga ‘i vërteti’ – faji bie gjithashtu tek Thiago Motta

Kush është Teun Koopmeiners? Pyetja lind spontanisht. Dhe ajo merr akoma më shumë forcë pasi mes tifozëve të Juventusit ka zhgënjim nga Superkupa e Italisë, ku holandezi ishte i zhdukur në gjysmëfinale ndaj Milanit.

Mesfushori është – ende larg atij që u shfaq në qendër të skenës në Atalanta për vite me radhë, duke bindur Juventusin të shpenzojë pothuajse 60 milionë euro dhe të marrë peshën e negociatave rraskapitëse që zgjatën për muaj.

Marrëveshja u arrit në vijën e finishit, pasi edhe lojtari tregoi mbi të gjitha një vullnet të hekurt për t’u transferuar në Torino, duke zgjedhur qëllimisht të mos stërvitej më në Bergamo, ku edhe paraqiti një certifikatë mjekësore.


Të gjitha këto nuk janë parë ende në fushën e lojës, ku Koopmeiners ka 21 paraqitje për Juventusin (gjithsej 1627 minuta) dhe ka me vetëm dy gola dhe tre asistime.

Për të komplikuar procesin e tij të adaptimit – tashmë i ngadalësuar, luajti rol edhe një dëmtim duke e lënë jashtë fushave, ku holandezi kishte një frakturë në brinjë që e mori në fillim të tetorit, gjë që e detyroi të qëndronte jashtë për njëzet ditë.

Me pak fjalë, Koopmeiners “i vërtetë” nuk është parë ende te Juventusi. Dhe dyshimi tani është se një pjesë pak a shumë e madhe e përgjegjësisë mund t’i atribuohet edhe trajnerit Thiago Motta, i cili deri më tani e ka përdorur pothuajse gjithmonë si mesfushor sulmues, pas qendërsulmuesit në formacionin 4-2-3-1.

Në thelb asnjëherë në rolin e mesfushorit, apo më larg zonës kundërshtare, ku te Atalanta në fakt nga ajo pozitë gjente më shumë hapësirë për t’iu afruar portës kundërshtare dhe për t’u bërë i rrezikshëm, në mënyrë më të pavarur ose së bashku me shokët e tij të skuadrës.

Një keqkuptim taktik, i kombinuar edhe me një gjendje fizike që ndoshta ende nuk është e shkëlqyer, po e privon Juventusin të marr më të mirën në një nga blerjet më të rëndësishme (së bashku me Douglas Luiz) nga afati i verës.

Një lojtar i lakmuar prej kohësh, i cili, me fillimin e janarit, duket ende larg nga 100 për qindëshi.

Kur do të shihet Teun “i vjetër” me fanellën bardh e zi, mbetet të shihet, por tashmë situata nuk është e qetë, me Thiago Mottan që a filluar t’i marr kritikat për ndeshjet pa fitore. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Zyrtare: Lindon Emërllahu, lojtar i ri i CFR Cluj

Ligat tjera
Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Chelsea dhe Milani po punojnë për një marrëveshje sensacionale shkëmbimi gjatë verës me tre yje të përfshirë

Serie A
Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Gjyqtari legjendar italian, Collina kërkon ndryshimin e rregullit të goditjes së penalltisë

Ndërkombëtare
Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Barcelona e bën objektiv kryesor të verës top sulmuesin e Ligës Premier

Ndërkombëtare
Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Bëhet viral reagimi i Salibas pasi një tifoz i përmendi transferimin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

Zbulohen prapaskenat: Kërcënimi që Ancelotti i bëri lojtarëve të tij gjatë derbit me Atleticon

La Liga
Kalo në kategori