‘Zonja e Vjetër’ ka shënuar edhe një fitore të radhës në Serie A.

Kampioni i Italisë ka vazhduar serinë pozitive në kampionatin italian, duke mposhtur kësaj radhe Pescarën me rezultat të thellë 3-0.


Golat në këtë takim për Juventusin i shënuan, Sami Khedira (36’), Mario Mandukic (63’) dhe Hernanes (69’).

Whoscored tashmë ka publikuar notat e futbollistëve të të dyja skuadrave, varësisht nga paraqitjet e tyre në këtë takim.

Sipas kësaj faqe, futbollisti më notën më të lartë ishte mesfushori gjerman, Khedira, i cili u notua me 8.6, ndërsa te Pescara më i miri ishte mesfushori shqiptar, Ledian Memushaj me notën 6.8. /Telegrafi/

Juventus:

notat-juve

Pescara:

notat-juve

telegrafi sport app