Juventusi ka fituar ndaj Beneventos me rezultat të ngushtë 2-1 në ndeshjen e vlefshme për javën e 12-të të Serie A.

Zonja e Vjetër ka marr edhe fitoren e katërt radhazi në kampionatin italian, fitore kjo që e ngrit në pozitën e dytë në tabelë.


Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Gonzalo Higuain (57’) dhe Juan Cuadrado (66’) për Bianconerët, ndërsa për mysafirët shënoi Amato Ciciretti (19’).

Lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte pikërisht sulmuesi argjentinas, Higuain, i cili u vlerësua me notë 8.2.

Ndërsa, nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin mysafirë, Raman Chibsa, që u notua me 5.8.

Në këtë ndeshje për 90 minuta luajti edhe mbrojtësi i Kombëtares Shqiptare, Berat Gjimshiti, që pati paraqitje solide duke u notuar me 6.4. /Telegrafi/ Juventus:

notat juve e1509898280565

Benevento: 

notat juve 1 e1509898342327

telegrafi sport app