Juventusi është lidhur me dyshen e Barcelonës, Antoine Griezmann dhe Luis Suarez, të cilët mund të largohet nga Katalunia këtë verë.Il Corriere dello Sport raporton se Zonja e Vjetër po përpiqet të gjejë zgjidhje për Gonzalo Higuainin dhe ta lirojë veten nga paga e tij, para se të investojë në tregun e transferimeve.

Sipas gazetës italiane, drejtori sportiv i Bianconerëve, Fabio Paratici, planifikon se pas lirimit të obligimeve ndaj argjentinasit, të kërkojë shërbimet e Suarezit, madje edhe të Griezmannit.


LuisSuarezGriezmann 1 (Foto: Juan Manuel Serrano Arce/Getty Images/Guliver)

Nga ana tjetër, Mundo Deportivo ka raportuar se Barca planifikon ta rindërtojë skuadrën dhe të dy sulmuesit mund të largohen nga Camp Nou këtë verë.

Ndryshe, Juventus në javët e fundit është lidhur me disa sulmues, si Arkadiusz Milik (Napoli), Alexandre Lacazette (Arsenal) dhe Raul Jimenez (Wolverhampton Wanderers). /Telegrafi/

telegrafi sport app