Justin Bieber është duke u kthyer në rrënjët e tij në mes të pandemisë së coronavirusit nga ShBA për në Kanada me gruan e tij, Hailey Bieber.

Ylli 26-vjeçar i muzikës pop dhe modelja 23-vjeçare u shfaqën me maska ndërsa po udhëtonin drejt rezidencës së tyre shumë milionëshe të mërkurën pasdite.


“Qëndroni të sigurt”, ka qenë përshkrimi i Justin, i cili ndau një ‘selfie’ të vetes dhe Haileyt me 133 milionë ndjekësit e tij në Instagram.

27821124 0 image a 75 1588210096699 Justin dhe Hailey Bieber (Foto: Instagram)

Portreti bardh e zi e tregoi çiftin në formë të mahnitshme - i cili u martua në shtator të 2018 - ulur në sediljet e përparme të automjetit të Justin.

Bieber, i cili kohët e fundit shprehu se nuk po i pëlqen ky stil i flokëve, u dhuroi fansave një paraqitje të rrallë në flokët e tij bjondë, ndërsa një maskë e zezë ia mbulonte pjesën më të madhe të fytyrës.

Hailey po ashtu zgjodhi një veshje atraktive, një triko e kapelë të zezë, gjersa maska e saj për dallim nga ajo e Justin ishte e bardhë.

Të njëjti po vazhdojnë të jenë çdo moment pranë njëri-tjetrit dhe ata nuk po i kursejnë as fotografitë dhe videot e ndryshme në rrjetet sociale. /Telegrafi/