Në “O2 Arena” të Londrës do të zhvillohet të shtunën dueli për titullin e përkohshëm kampion bote në peshën e rëndë, kategoria WBO, mes britanikut Fabio Wardley dhe Joseph Parker.

Një duel që pritet me shumë interes, pasi Parker ka qenë dikur kampion bote dhe synon të rikthehet në majë.


Pritet që fituesi i kësaj sfide të përballet vitin tjetër pikërisht me ukrainasin Oleksandr Usyk, që mban titullin e kësaj kategorie.

Por në këtë mbrëmje do të zhvillohen edhe disa duele të tjera, ku spikat ai për titullin vakant të peshës “cruiserëeight”, në kategorinë IBO.

Një nga pretendentët për ta fituar këtë titull është boksieri shqiptar Jurgen Uldedaj.

Uldedaj do të ngjitet në ring më 25 tetor, për të luftuar për titullin e madh botëror IBO (International Boxing Organization), duke u bërë shqiptari i parë në histori që konkurron për një titull të tillë në boksin profesionist.

Uldedaj (29 fitore e 1 humbje në karrierë) do të përballet të shtunën me kamerunasin Rolly Lambert Fogoum (18 fitore, 3 humbje e 1 barazim në karrierë) për kurorën, me shpresën që të arrijë majën e botës në këtë peshë (pesha deri 90kg).

Në Londër pritet të ketë një numër të madh të tifozëve shqiptarë në mbështetje të Uldedajt./Telegrafi/

telegrafi sport app