Jurgen Klopp lëshon një deklaratë pas incidentit që ndodhi në paradën e Liverpoolit

Ish-trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka folur për incidentin serioz që njollosi paradën e titullit të gjigantit anglez.
Një numër i madh i tifozëve të klubit ishin rreshtuar në rrugët e Liverpoolit pasditen e së hënës, teksa e festuan titullin e 20-të të ligës.
Sidoqoftë, kjo ditë u prish pas një incidenti serioz që ndodhi në qendër të qytetit me fillim nga ora 18:00.
Pamjet që qarkulluan në rrjetet sociale tregonin një makinë që ecte në rrugën Water në qendër të qytetit, duke përplasur shumë tifozë .
Në atë kohë, një deklaratë e policisë thoshte: "Aktualisht po merremi me raportime për një aksident rrugor në qendër të qytetit të Liverpulit. Na kontaktuan pak pas orës 6 pasdite sot, të hënën më 26 maj, pas raportimeve se një makinë ishte përplasur me një numër këmbësorësh në rrugën Water”.
"Makina u ndal në vendngjarje dhe një mashkull është ndaluar. Shërbimet e emergjencës janë aktualisht në vendngjarje. Do të japim më shumë përditësime sapo t'i kemi”.
Pas incidentit, Klopp përdori rrjetet sociale për të lëshuar një deklaratë.
“Unë dhe familja ime jemi të tronditur dhe të shkatërruar. Mendimet dhe lutjet tona janë me ata që janë të lënduar dhe të prekur”, ka shkruar tekniku gjerman./Telegrafi/



















































