Jurgen Klopp e pranon se mund të shkarkohet nga Liverpooli sezonin e ardhshëm

Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp ka sugjeruar se ai do të pranonte shkarkimin nëse forma aktuale e ekipit të tij rrjedh në sezonin e ardhshëm.
Shanset e The Reds për një vend në top katërshe u ulën më tej të martën mbrëma pasi ata patën fatin t’i shpëtojnë humbjes kundër Chelseat në Stamford Bridge, ku barazuan 0-0.
Liverpool dhe Chelsea morën barazimin e katërt radhazi 0-0, i cili ishte një rezultat që nuk i ndihmoi asnjërës palë, që të dyja janë aktualisht në mes të tabelës.
Reds do të mbyllin sezonin pa një trofe dhe rrezikojnë të humbasin Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.
Skuadra e Klopp është në vendin e tetë në Ligën Premier dhe ata janë 10 pikë larg katërshes së parë nëse Neëcastle United dhe Manchester United fitojnë të mërkurën.
Dhe trajneri gjerman ka pranuar se nuk do të ishte në krye të skuadrës nëse do të pësonte sërish të njëjtin sezon katastrofik.
“Jo (nuk kam pasur një sezon të tillë), falë Zotit”, deklaroi Klopp për BBC Sport. “Unë nuk do të isha trajner i Liverpoolit nëse do të kisha disa nga këto sezone. Ne duhet ta kalojmë atë. Kështu është jeta. Duhet të luftoni për të ndryshuar fatin tuaj”.
Klopp gjithashtu pranoi se Liverpool mbërriti në Stamford Bridge me besim të ulët pas humbjes 4-1 të së shtunës ndaj Manchester City.
Por, ai ishte i kënaqur me luftën e lojtarëve të tij dhe e konsideroi rezultatin një hap përpara dhe jo një hap prapa. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Lewandowskit i rinovohet automatikisht kontrata me Barcelonën

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Lojtari i Freiburgut shënon një nga golat më të çmendur të këtij sezoni

Messi dhuron dy asistime fantastike dhe thyen një rekord të madh

Jonathan David konfirmon se do të largohet si lojtarë i lirë dhe flet për të ardhmen e tij

Hansi Flick po e kundërshton traditën e vjetër të Barcelonës – klubi nuk pajtohet me të

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë