Jurgen Klopp raportohet se dëshiron që Cesc Fabregas të marrë drejtimin e RB Leipzig, si pjesë e misionit të tij si shef i ‘Global Soccer’ tek Red Bulli. 

Sipas Fabrizio Romanos, Klopp është i etur që Fabregas të bëhet trajneri i ardhshëm i Leipzigut, teksa klubi gjerman po kërkon një zëvendësues të Marco Roses, i cili u shkarkua në muajin mars. 


Ani pse karriera e tij menaxheriale është ende në fillet e para të saj, spanjolli tashmë ka tërhequr vëmendjen e Leipzigut falë filozofisë së tij sulmuese dhe rezultateve që ka prodhuar tek Como. 

Romano ka konfirmuar se Klopp ka kontaktuar Fabregasin së fundmi për të diskutuar së bashku për projektin e Leipzigut. 

Sidoqoftë, ish-mesfushori i Barcelonës nuk ka marrë ende ndonjë vendim përfundimtar për të ardhmen e tij, të paktën deri pas përfundimit të Serie A. 

“Klopp ka pasur kontakt direkt me Cesc Fabregas disa javë më parë për të diskutuar rreth projektit të Leipzig. Cesc ende po vendos të qëndrojë tek Como, ky është pozicioni i trajnerit”, ka thënë Romano. 

Një nga pengesat kryesore me të cilat Leipzig mund të përballet për emërimin e Fabregas lidhet me raportin që ka i me Comon, jo vetëm si trajner, por edhe si aksionar i klubit italian. 

Për më shumë, Leipzig do të përballet me konkurrencë edhe nga Roma, të cilët po e shohin spanjollin si pasues të Claudio Ranierit./Telegrafi/

telegrafi sport app