LAJMI I FUNDIT:

Juratoviq: Maqedonia të kyçet në NATO dhe t’i jepet perspektivë evropiane

Juratoviq: Maqedonia të kyçet në NATO dhe t’i jepet perspektivë evropiane

Deputeti i Bundestagut gjerman, Josip Juratoviq sot vlerësoi se Bashkimi Evropian, për shkak të sigurisë së saj, duhet t’i japë Maqedonisë së Veriut një perspektivë të sinqertë evropiane dhe ta përfshijë atë në strukturat transatlantike.

Deputeti i Partisë Social Demokratike të Gjermanisë paralajmëroi se Maqedonia e Veriut është “shumë etnikisht e larmishme” dhe se “forcat nacionaliste do të kenë një punë të lehtë nëse popullsia do të ketë përshtypjen se vendet perëndimore i kanë lënë në errësirë”, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Është shumë e rëndësishme që të krijohen kushte për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut në NATO. Më pak sepse do të ishte me rëndësi të veçantë ushtarake, por shumë më tepër, sepse është e domosdoshme që Maqedonia e Veriut të sigurohet në mënyrë të sigurt dhe politike në strukturat transatlantike”, tha Juratoviq.

Sipas tij, nëse Maqedonia së Veriut nuk i ofrohet perspektivë e sinqertë evropiane, atëherë forcat demokratike në vend do të dobësohen.

“Nëse Maqedonisë së Veriut nuk i ofrohet së shpejti perspektivë e sinqertë evropiane, do të dobësojmë forcat demokratike në atë vend, të cilat janë nën presion dhe në të njëjtën kohë sigurinë tonë strategjike në Evropë”, paralajmëroi Juratoviq./Telegrafi/