Ministrja në detyrë e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fitore Pacolli, ka njoftuar se së bashku me kryetarin e Komunës së Junikut, Ruzhdi Shehu, kanë nënshkruar marrëveshjen për përfshirjen e Junikut në Projektin e Banimit Social Adekuat.

Përmes këtij projekti, në Junik do të mbështeten gjashtë familje që jetojnë në kushte të vështira banimi, përmes renovimit dhe rindërtimit të shtëpive private.


Sipas njoftimit të Pacollit, tri shtëpi do të renovohen me vlerë prej 75 mijë eurosh, ndërsa tri të tjera do të rindërtohen me vlerë prej 165 mijë eurosh.

Në total, për këtë projekt në Junik janë ndarë 240 mijë euro.

Pacolli ka thënë se investimi synon krijimin e kushteve më të mira dhe më dinjitoze të jetesës për familjet përfituese. /Telegrafi/