Julian Alvarez flet pas het-trikut ndaj Vallecanos dhe paralajmëron Realin për derbin e Madridit

Julian Alvarez shkëlqeu me një tregolësh në fitoren 3–2 të Atleticos ndaj Rayo Vallecanos në La Liga.
Sulmuesi argjentinas kontribuoi vendimtar për tre pikët e rëndësishme dhe komentoi pas ndeshjes se kjo fitore do t’u japë vetëbesim ekipit.
“Na duhej të merrnim tre pikë dhe, përmes kësaj fitoreje, të rritnim vetëbesimin. Luajtëm mirë në ndeshjet e mëparshme, por për shkak të detajeve të vogla nuk arritëm rezultatin që donim. Duhet të vazhdojmë të punojmë shumë për të vazhduar serinë e fitoreve”, tha Alvarez.

Më 27 shtator, Atletico do të presë Real Madridin në derbin e madh të La Ligës, derisa Alvarez ka disa fjalë për këtë derbi.
“Duhet të pushojmë dhe të përqendrohemi te ndeshja në shtëpi para tifozëve tanë. Do të jetë një shfaqje e shkëlqyer. Do të bëjmë gjithçka për të marrë tre pikët", tha argjentinasi. /Telegrafi/



















































