LAJMI I FUNDIT:

Julia Fox nuk pushon së befasuari me stilin e modës

Julia Fox nuk pushon së befasuari me stilin e modës
(Foto: GC Images)

Ajo është gjithmonë interesante për mediat botërore për shkak të publikimeve provokuese, por edhe për jetën dhe lidhjet e dështuara të dashurisë.

Aktorja dhe modelja, Julia Fox, e cila më parë ka qenë në lidhje me Kanye West, tërhoqi vëmendje të pabesueshme në Londër me stilin që zgjodhi, i cili bëri të gjithë sytë drejt saj.


Me këtë rast kishte veshur një fustan të gjatë me vija me një dekolte të madhe, por edhe të prera në zonën e ijëve dhe pakkush mund t’i largonte sytë nga figura e saj.

Krahas kreacionit të modës, ajo mbante edhe një çantë të bardhë të pazakontë.

Julia Fox tregon arsyen se përse u nda nga Kanye West: Më ishte bërë si fëmijë
Lexo po ashtu Julia Fox tregon arsyen se përse u nda nga Kanye West: Më ishte bërë si fëmijë

Zeshkania fatale trondit botën rregullisht me zgjedhjet e e modës, duke pasur një shije interesante sikurse edhe e dashura e tanishme e West, Bianca Censori. /Telegrafi/